Si të shpëtoni nga fryrja e barkut

Shëndetësia

Si të shpëtoni nga fryrja e barkut

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 08:48

Para së gjithash duhet të pini patjetër dy litra ujë në ditë. Në thelb të fryrjes së barkut mund të jetë kërkesa për hidratimin e trupit. Nëse organizmi nuk arrin të eleminojë toksinat dhe lëngun e tepërt, atëherë rritet niveli dhe fryrja e barkut. Pirja me bollëk e ujit luan rol kyç për të qenë në formë të mirë.

Speci djegës ndihmon për tretjen, eleminimin e toksinave dhe fryrjen e barkut.

Për të garantuar funksionimin e aparatit tretës, ndihmojnë shumë kosi dhe derivatet e tij.

Rol të rëndësishëm luajnë edhe frutat, të cilat cilësohen si një ilaç natyral.

Thuajse në të gjithë kuzhinat gjendet zaferano (shafran), një erëz e dëshiruar jo vetëm për shijen që iu jep ushqimeve, por edhe sepse shfryn barkun tonë. Provoni ta përdorni gjithnjë e më shpesh në pjatat tuaja dhe do të shikoni që nuk do të keni më fryrje barku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat