Sëmundja e endometriozës dhe fertiliteti

Shëndetësia

Sëmundja e endometriozës dhe fertiliteti

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 22:44

Gjatë veprimtarisë së tyre riprodhuese, rreth 176 milion gra në botë janë të prekura nga endometrioza, një sëmundje që mund të çojë deri në infertilitet, sipas Fondacionit të Kërkimeve Botërore mbi Endometriozën.

Dhe kjo sëmundje shpesh është e padiagnostikuar. Siptomat përputhen aq shumë me ato të sëmundjeve të tjera, saqë shpesh ne nuk shkojmë në identifikimin e endometriozës.

Cfarë është endometrioza?
Endometrioza është zmadhimi i shtrirjes së uterusit (mitrës) në vende ku nuk mendohet të ndodhë. Në disa gra, megjithatë, pjesë të mitrës shtrihen deri në pelvis. Disa prej tyre kalojnë në gypat Falopianë dhe përfundojnë në pelvis. Zakonisht këto inde dalin në formën e copave gjatë rrjedhjeve menstruale, por tek disa gra ato gjejnë vend për t’u bashkëngjitur dhe fillojnë të rriten atje. Kur shtrirja e endometrit përfundon në legen, këto pjesë mund t’i bashkëngjiten zorrëve, mitrës, vezoreve, gypave të Falopit ku dhe mund të fillojnë të rriten. Sa më shumë të rriten, aq më shumë do të keni probleme në konceptim.

Cilat janë simptomat e endometriozës?
Simptomat standarte të endometriozës janë dhimbje e barkut gjatë periodave dhe paaftësia për konceptim (mbetur shtatëzënë). Dhimbja e barkut ndonjëherë mund të jetë aq e rëndë sa mund t’ju pengojë edhe gjatë punës suaj. Një studimi i 2010 ka zbuluar se gratë me Endometriozë humbasin një mesatare prej 10 orësh produktiviteti në javë për shkakt të simptomave të dhimbshme.

Por kujdes! Ju nuk duhet të keni domosdoshmërisht dhimbje barku për të pasur Endometriozë. Disa gra mund të kenë Endometrioza të rënda dhe mund të mos kenë dhimbje. Nëse dhimbjet gjatë periodave shtohen dhe zgjasin më shumë nga njëri muaj në tjetrin, kjo mund të jetë tregues i Endometriozës, edhe pse një diagnozë kirurgjikale është e vetmja mënyrë për ta ditur me siguri.
Simptoma të tjera të konsiderueshme janë: dhimbje kronike të legenit, dhimbje të thella gjatë seksit, diarre, të vjella dhe në raste ekstreme gjakrrjedhje të zorrës së trashë dhe në urinim. Megjithatë këto mund të jenë të lidhura me probleme të tjera mjekësore, por në qoftë se të gjitha këto ndodhin gjatë ciklit tuaj, mund të jetë jetë Endometriozë. Dhe nuk ndodh në një cikël të vetëm, por duhet parë muaj pas muaji.

Cilat janë efektet anësore të endometriozës?
Përtej dhimbjeve të përmendura më sipër, implantet endometriale (ose copat dhe pjesë të indeve që bashkëngjiten diku në legen) çlirojnë faktorë kimikë që shkaktojnë një mjedis toksik në pelvis, duke e bërë të vështirë konceptimin. Veza dhe spermatozoidi duhet të ndërveprojnë në mënyrë të përshtatshme për të krijuar një embrion. Gjithashtu këto pjesë indesh mund të zhvillohen shumë dhe veza e ovuluar e ka të vështirë të kalojë në gypat falopianë. Mekanikisht, nëse këto pjesë indesh zhvillohen shumë, bëhet shumë e vështirë të ndodhë shtatëzania.

Cilat janë trajtimet e Endometriozës? Mënyra më e thjeshtë është marrja e një inflamatori si ibuprofen, të cilin është mirë të filloni ta merrni dy ditë para ciklit tuaj. Një opsion tjetër janë kontraceptivët hormonalë të cilët duke penguar ovulacionin, pengojnë edhe veprimin e endometrit. Disavantazhet? Rezultatet nuk zgjasin përgjithmonë. Ato do të rikthehen kur mjekimi të përfundojë.

Masa më absolute do të ishte heqja e vezoreve. Por kjo ndodh rrallë, pasi i çon gratë drejt një menopauze të menjëhershme dhe heq mundësitë për të pasur një fëmijë.

Mund të ngeleni shtatëzanë nëse keni Endometriozë? Kjo varet nga shkalla e endometriozës dhe një mënyrë (jo e vetmja) është të kryeni një fertilizim in Vitro. Edhe heqja e endometriozës në mënyrë kirurgjikale mund t’i përmirësojë gjërat.

Nëse jeni trajtuar për Endometriozë a mund të ngeleni shtatzënë? Përdorimi i pilulave kontraceptive është një zgjidhje e mirë, pasi jo vetëm ndalon përkohsisht endometriozën, por përmirëson simptomat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat