Dieta Hollywood dhe VIP-at

Shëndetësia

Dieta Hollywood dhe VIP-at

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 22:40

Mjaft e përdorur nga VIP-at, dieta Hollywood është dieta më në modë e këtyre kohëve.

Dieta Hollywood ka në parim vetëm konsumimin e frutave, të cilat njihen për një sasi të ulët të kalorive. Përjashtohet banania, e cila ka shumë sheqer. Çdo lloj fruti tjetër mund të konsumohet në një interval çdo 2 orë nga vakti në vakt në mënyrë që të treten si duhet.
Aplikimi
Specialistët e rekomandojnë këtë dietë vetëm për një ose dy ditë here pas here për rënien në peshë dhe si një kurë për të pastruar organizmin.
Rezultatet
Rënie deri në 3 kg për 2 ditë
Po cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj diete?
Avantazhet
Duke qene se përmban vetëm fruta, duke shmangur çdo lloj tjetër ushqimi, kjo diete ndihmon në rënie shpejt në peshë duke sjellë vitamina dhe duke pastruar organizmin.
Disavantazhet
Duke qene se është një diete shumë strikte, sjell mungesa të proteinave dhe si rrjedhim, humbje të masës muskulore që pasohet me lodhje. Probleme shkaktohen gjithashtu me zorrët dhe jashtëqitjen si pasojë e një konsumimi të tepruar me fruta. Megjithatë, për vetë kohëzgjatjen tepër të shkurtër të kësaj diete, komplikacionet mund të tejkalohen lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat