Thembra të acaruara, 3 mënyra si ti qetësoni

Shëndetësia

Thembra të acaruara, 3 mënyra si ti qetësoni

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 20:13

Stina e nxehtë krahas një sërë dobish, sjell dëmtime të rënda për këmbët dhe veçanërisht për thembrat e tyre. Por për ti qetësuar dhe për ti mbajtur të pastra thembrat, ekzistojnë disa mënyra praktike.

Në një enë me ujë të ngrohtë shtoni disa lugë mjaltë dhe pastaj futni këmbët për 20 minuta. Në përfundim fërkojini këmbët për të eleminuar lëkurën e thatë.

Nëse këmbët tuaja janë çarë dukshëm, duhet të bëni një përpjekje për ti mbajtur të pastra dhe të hidratuara. Futini këmbët në një enë me ujë të ngrohtë dhe shtoni kripë brenda. Mbajini këmbët në ujë për afro një çerek ore dhe më tej pastrojeni pjesën ku keni probleme. Në këtë mënyrë duke i masazhuar, përmirësoni edhe qarkullimin e gjakut.

Pritni një kokërr qepë në mes dhe lyejeni me kripë duke i lënë bashkë për disa orë. Përdoreni këtë përbërës si limë për thembrat e këmbëve. Qepa në bashkëpunim me kripën përbëjnë një aleancë të fortë për qetësimin e thembrave të acaruara./a.y/noa.al/ - See more at: http://www.noa.al/artikull/thembra-te-acaruara-3-menyra-si-ti-qetesoni/427553.html/1#fotogaleri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat