Birra ka vitamina dhe është e shëndetshme për flokët

Shëndetësia

Birra ka vitamina dhe është e shëndetshme për flokët

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:57

Përkundër paralajmërimeve se njerëzit duhet tu shmangen pijeve të gazuara dhe lëngjeve të frutave shkaku i sheqerit të lartë që përmbajnë, disa ekspertë kanë këshilluar që ata të pinë vetëm qumësht dhe ujë.

Por një hulumtim i ri ka bërë të ditur se birra është një tjetër pije që duhet të konsumohet shkaku i përqindjes së ulët të sheqerit dhe vitaminave tjera të shëndetshme.

Kërkimet kanë bërë të ditur se birra ndihmon në mbrojtjen nga sëmundja e Alzheimerit, në humbje të peshës, balancimin e hormoneve dhe çdo ditë e më tepër po konsumohet nga meshkujt dhe femrat shkaku i vetive të mira shëruese.

“Nëse e analizoni birrën atëherë do të mahniteni sesa shumë vitamina posedon ajo”, ka thënë doktori Stephan Domenig, drejtor i spitalit The Original F.X. Mayr Health Centre në Austri.

“Birra përmban shumë aminoacide të rëndësishme dhe jo të rëndësishme”, ka shtuar ai.

Birra përveç këtyre vetive, përmban edhe minerale si fosfori, jodi, magnezi dhe kaliumi. Ajo është e pasur edhe me kalcium, prandaj nga konsumimi i saj mund të përfitojë edhe eshtrat.

Në një studim të vitit 2009, ishte bërë e ditur se birra ndihmon në mbrojtjen e mineraleve në eshtra. Për shumë vjet birra “Guinness” u ishte preferuar grave shtatzëna shkaku i përmbajtjes së lartë të Vitaminës B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat