Femrat, në çfarë moshe lind dëshira për fëmijë

Shëndetësia

Femrat, në çfarë moshe lind dëshira për fëmijë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:40

Biologjia vendos disa limite lidhur me pjellorinë e femrës, duke bërë që ajo të sjellë në jetë pasardhës deri në momentin kur është i pranishëm cikli menstrual. Teorikisht, një femër mund të ngelë shtatzënë deri në momentin e menopauzës.

"Koha optimale e pjellorisë është rreth moshës 25 vjeçare, dhe ajo nis të bjerë ndjeshëm pas moshës 35 vjeçare. Por dëshira për tu bërë nënë te femrat është e ndryshme, sipas hormoneve femërorë. Nuk ekziston një moshë ideale për tu bërë me fëmijë. Dëshira shpesh kushtëzohet me disa objektiva të vendosur, si financiarë, emocionalë dhe të karrierës" shprehet Elena Frigerio, docente e psikologjisë në Università di Pavia.

Ndodh shpesh që femra të ketë dëshirë për tu bërë nënë, në momentin që kupton se aftësitë e saj riprodhuese nisin të bien.

Rreth moshës 35 vjeçare, sipas Frigerio kjo dëshirë mund të kthehet në fiksim, për shkak se rreth kësaj moshe shtatzënia bëhet edhe më e vështirë, duke u shoqëruar edhe me ankth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat