Ushqimi që shton rrezikun e kancerit

Shëndetësia

Ushqimi që shton rrezikun e kancerit

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:14

Verë dhe kohë për ndezjen e zgarës. Ndonëse mund t’iu shijojnë ushqime të tilla, duhet të tregoni kujdes nga mishi, pula dhe peshku në zgarë, pasi shtojnë rrezikun e kancerit.

Benzopirene dhe elementë të tjerë hidrokarburesh që krijohen gjatë pjekjes me zgarë janë tejet të dëmshme. Në një kilogramë mish, ekziston një përmbajtje e elemenetëve që stimulojnë kancerin, aq sa gjendet në 600 cigare.

Për të reduktuar sa më shumë dëmet, duhet pastruar më së miri zgara si dhe produktet e mishit duhen shoqëruar me fruta dhe perime, të cilat falë antioksidantëve dhe fibrave që përmbajnë, reduktojnë praninë e substancave toksike në organizëm.

Janë këto disa nga këshillat që jepen në librin italian “In cucina contro il cancro”, libër i shkruar nga mjeku onkolog Cesare Gridelli, drejtor i Dipartimento di Onco-Ematologia në spitalin San Giovanni Moscati të Avellino, si dhe president i shoqatës italiane të onkologjisë.

Sipas Gridellit rozmarina dhe bishtajat janë shumë të mirë për kancerin në lëkurë, ndërsa rigoni parandalon kancerin në prostatë. Ndër të tjera ai këshillon reduktimin e përdorimit të kripës, pasi shton rrezikun e kancerit në stomak dhe pankreas, e cila stimulon formimin e substancave kancerogjene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat