Avantazhi i femrave që lindin pas moshës 33 vjeçare

Shëndetësia

Avantazhi i femrave që lindin pas moshës 33 vjeçare

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 14:38

Nënat e sotme kanë shuam për të bërë. Disa prej tyre bëjnë një shkëputje të vogël nga puna, por nuk heqin dorë nga karriera në mënyrë të përhershme. E thënë me fjalë të tjera, mëmësia nuk përjashton heqjen dorë nga karriera, apo ambicia profesionale e suksesi.

Kjo është një nga arsyet që edhe fëmijët lindin me vonesë dhe kanë diferenca të mëdha moshe me prindërit. Sipas një studimi të bërë nga shkolla e mjekësisë në Universitetin e Bostonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lindja në moshë të vonë, ka impakt tejet pozitiv në jetën e nënës. Një shtatzëni pas moshës 33 vjeçare u dyfishon mundësinë e jetesës deri në moshën 95 vjeçare të gjitha femrave, në krahasim me gjithë të tjerat, të cilat lindin para moshës 30 vjeç.

“Kjo nuk do të thotë që të gjitha femrat duhet të presin deri sa të arrijnë këtë moshë për të lindur një fëmijë, vetëm për të rritur jetëgjatësinë. Ato mund të bëjnë fëmijën e fundit në këtë moshë, por mos harroni që në këtë mënyrë rritet edhe vështirësia e lindjes së fëmijëve si dhe aftësitë riprodhuese nisin të zbehen”, ka thënë Thomas Perls, mësues i mjekësisë dhe bashkëpunëtor në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat