Ushqimet që qetësojnë kruajtjen e sy

Shëndetësia

Ushqimet që qetësojnë kruajtjen e sy

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 13:42

Të gjithë ata që vuajnë nga problemet me sytë, e dinë shumë mirë se çfarë sikleti provohet në momentin që gjithkujt i kruhet ky organ. Nuk keni asnjë zgjidhje tjetër për të shpëtuar, përveç se kurimit me medikamente farmaceutike, ose nëpërmjet konsumit të këtyre ushqimeve, të cilat ne do t’i rendisim më poshtë.

Ju kujtojmë se kruajtja e syve zakonisht vjen si pasojë e alergjive sezonale apo ndaj ndotësve të ambientit. Përpara se të shkoni në përdorimin e ilaçeve mund të provoni kompresa të ftohta me këto ushqime qetësuese:

-qumësht të ftohtë

-bustina kamomili të përdorur të ftohur në frigorifer

-feta kastraveci të larë dhe të ftohur në frigorifer

-çaj jeshil të ftohur

Gjithashtu mund të provoni t’i pastroni sytë me pambuk me pak uthull molle të holluar në ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat