Ja cili është uji më i mirë për të bërë dush

Shëndetësia

Ja cili është uji më i mirë për të bërë dush

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 15:53

Sipas ekspertëve, as dushi i ftohtë dhe as dushi i ngrohtë nuk janë idealja, pasi nuk na relaksojnë, por na sjellin probleme të shumta. Uji shumë të nxehtë i acaron flokët, lëkurën.

Shtrojmë pyetjen se kush do të ishte zgjidhja ideale. Temperatura ideale e ujit për të bërë dush është ajo as e ftohtë as e ngrohtë, por përafërsisht dy gradë më e lartë se temperatura e trupit tuaj.

Ajo çfarë rekomandohet është që para përfundimit të dushit, të laheni me ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë poret mbyllen, ndërsa lëkura mbrohet nga papastërtitë. Uji i ngrohtë është i mirë, sepse hap poret dhe mundëson në mënyrë të efektshme pastrimin e trupit. Pra dushi i ftohtë nxit metabolizmin e trupit.

Kur uji i ftohtë prek lëkurën, ajo tkurret. Efektet pozitive të dushit të ftohtë nuk kanë përfunduar ende, pasi rinon trupin dhe zvogëlon nivelin e stresit. Ndikon në qetësimin e lëkurës së irrituar apo të djegur nga dielli, pastaj në normalizimin e frymëmarrjes.

Sa u përket flokëve, uji i ftohtë zvogëlon elektricitetin, pengon thyerjen dhe dëmtimin, pastaj u jep shkëlqim të veçantë. Kjo ishte njëra anë e medaljes, por duhet të keni kujdes edhe nga disa efekte të padëshiruara.

Dushi i ftohtë nuk u rekomandohet personave të cilët kanë probleme me qarkullimin e gjakut dhe me zemrën. Uji i ngrohtë sado të jetë i këndshëm, mund të ndikojë “shumë” në nerva, pastaj në shfaqjen e plogështisë dhe trullosjes.

Jo vetëm kaq, por zhduk vajrat natyrore nga fytyra dhe dobëson tretjen. Dushi tepër i ngrohtë than flokët, por edhe mund ta bëjë lëkurën të vrazhdë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat