Rreziqet që ju vijnë nga konsumi i pijeve freskuese

Shëndetësia

Rreziqet që ju vijnë nga konsumi i pijeve freskuese

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 13:43

Me rritjen e temperaturës, rritet edhe konsumi i pijeve freskuese. Por, në fakt konsumi i tyre nuk e ndihmon aspak trupin tuaj, përkundrazi e dëmton rëndë. Nëse do të lexoni me vëmendje përbërësit e pijeve freskuese do të vëreni se një përqindje e lartë e saj është sheqer. Kjo përqindje shkon deri në 30%.

Pijet freskuese janë të lidhura me rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera kronike.

Njerëzit që konsumojnë rregullisht pije freskuese janë 26% më të rrezikuar se sa njerëzit që nuk konsumojnë të tilla pije nga zhvillimi i diabetit të tipit 2.

Një studim me pjesëmarrjen e 40 mijë meshkujve që konsumonin çdo ditë një pije freskuese rezultoi se ata ishin 20% më të rrezikuar nga ataku kardiak.

Ndërsa një studim 20-vjeçar me pjesëmarrjen e 80 mijë femrave, u zbulua se konsumi i pijeve freskuese rrit me 75% rrezikun e prekjes nga artriti.

Gjithashtu studime të shumta tregojnë se sasia e lartë e sheqerit tek pijet freskuese është e lodhur me obezitetin dhe sëmundjet që kanë lidhje me të.

Nëse këtyre paralajmërimeve u përgjigjeni me pikëpyetjen: Atëherë pse kaq shumë njerëz i konsumojnë çdo ditë pijet freskuese? U themi vetëm një fakt: në vitin e parë të biznesit, një nga prodhuesit më të famshëm të këtyre pijeve shiste çdo dite mesatarisht vetëm 9 pije freskuese në ditë.

10 arsye pse nuk duhet të konsumoni pije freskuese:

Ju pështjellon trupin

Mund të çojë në rritje të peshës

Janë të lidhura me rritjen e riskut të diabetit të tipit 2

Nuk kanë vlera ushqyese

Ëmbëlsia e tyre është e lidhur me dhimbjen e kokës

Do t’ju shkatërrojë buzëqeshjen me kalimin e kohës

E bën pirjen e alkoolit më të rrezikshme

Janë të lidhura me depresionin

Mund t’ju bëj keq për kockat

Mund t’ju dëmtojë zemrën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat