Dieta Natman, të humbasësh 4kg në 4 ditë

Shëndetësia

Dieta Natman, të humbasësh 4kg në 4 ditë

Më: 14 maj 2014 Në ora: 09:20

Dieta Natmen ose siç njihet ndryshe edhe “dieta e stjuardesave” ju mundëson një rënie të ndjeshme në peshë për vetëm 4 ditë. Është një dietë e shpejtë dhe mjaft e përdorur
Dieta Natmen ose siç njihet ndryshe edhe “dieta e stjuardesave” ju mundëson një rënie të ndjeshme në peshe për vetëm 4 dite.

Çfarë është kjo diete?

Dobësimi sa më i shpejtë është ajo që ëndërrojnë të gjithë. Falë dietës Natman kjo gjë mund të arrihet.

Për 4 ditë mund të humbni plot 4 kilogramë. Legjenda thotë se kjo kohë korrespondon me periudhën që ju duhej stjuardesave për të humbur kilogramët e tepërt gjatë orëve të fluturimit. Kjo ditë është hipokalorike dhe bazohet tek proteinat.

Avantazhi është humbja e shpejte i kileve të tepërta dhe mungesa e urisë.

Disavantazhi është fakti se duhet respektuar çdo detaj sado i vogël. Nuk duhet zëvendësuar absolutisht një ushqim me një tjetër sepse kjo mund të sjellë probleme dhe pas 4 ditësh mund të shtoni shpejt në peshë.

Kush nuk duhet ta përdorë këtë diete?

Dita mund të përdoret nga të gjithë ata që duhen të humbin në peshë përveç:

• vegjetarianëve

• atyre që nuk janë korrekte me oraret dhe sasinë e ushqimeve

• atyre që merren me sport ose me punë të renda

• atyre që duan të ushqehen 3 herë në ditë. Sipas dietës Natman nuk mund të kalohen 2 vakte të plota.

Si mbahet kjo diete?

Vaktet duhet të jenë të programuara mirë dhe gjatë ditës duhet të pihet 1.5 litra ujë. Për 4 ditë duhet të konsumoni të njëjtin mëngjes. Për shembull mund të pini një kafe ose një filxhan çaji dhe një gjysmë grejpfruti. Nëse nuk e keni këtë të fundit mund të hani një tjetër agrum.

Me pas mund të konsumoni në mesditë, një bërxollë të pjekur pa yndyrë, sallate domate e sallatë jeshile si dhe një mollë.

Ne mbrëmje duhet te konsumoni 2 veze, mashurka dhe komposto molle pa sheqer. Nga dita ne dite mund te zëvendësoni disa produkte me sallatën me selino dhe sallate jeshile apo ne vend te kompostos se mollës te pini lëng domateje apo lëng ananasi.

Duhet eliminuar tërësisht alkooli si dhe glucidet apo lipidet. Pas mbarimit të dietës mundohuni të hani në mënyrë të ekuilibruar dhe të kujdesshme për të mos shtuar kilogramët e marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat