A mund të bëni seks pas sulmit në zemër?

Shëndetësia

A mund të bëni seks pas sulmit në zemër?

Më: 24 prill 2014 Në ora: 23:57

Ja çfarë thotë Mayo Clinic për personat që kanë pësuar sulm në zemër? A mund të bëjnë aktivitete seksuale pa u frikësuar ?
Pyetje për Mayo Clinic: Sa kohë duhet të pres pas sulmit në zemër që të rifilloj aktivitetin seksual?

Përgjigje e Mayo Clinic: Për meshkujt dhe femrat me probleme kardiovaskulare , pavarësisht të vjetër apo rinj-aktiviteti seksual është i rëndësishëm për kualitetin e jetës. Por pas sulmit në zemër, nuk është e pazakontë që të humbet besimi rreth aftësisë së zemrës tuaj për të punuar nën stres.

Partneri juaj mund të brengoset që rifillimi i aktiviteti seksual mund t'ju dëmtojë ose t'ju shkaktojë dhimbje fizike veçmas nëse keni pasur operacion në kraharor të hapur.

Lajmi i mirë është, mund të jetë e sigurt për ju që të rifilloni aktivitetin tuaj seksual më herët se sa që ju mendoni. Por pasi situata e secilit person pas sulmin në zemër është unike, flisni me mjekun lidhur me situatën tuaj specifike.

Sipas American Heart Association (AHA) që ka lëshuar një deklaratë rreth aktiviteteve seksuale dhe sëmundjeve të zemrës, më pak se 1 përqind e sulmeve në zemër ndodhin gjatë aktivitetit seksual. Meshkujt dhe femrat kanë rritje të ngjashme të rrahjes së zemrës dhe shtypjes së gjakut gjatë aktiviteti seksual.

Rritjet më të shpeshta ngjajnë gjatë 10 deri në 15 sekondat e orgazmit dhe pastaj ka kthim të shpejtë në normale. Për burrat e moshës së mesme, kërkesa fizike është sikur kur ngjitesh dy kate ose kur ec rreptë. Tek burrat e moshës më të vjetër ose tek ata me sëmundje kardiovaskulare, shkalla e përpjekjes mund të jetë më e madhe.

Rreziku i sulmit në zemër gjatë aktiviteti seksual i njerëzve që kanë pasur sulm në zemër dhe të atyre pa probleme të arteries koronare është njësoj i ulët.

Por kur të bisedoni me doktorin tuaj disa faktorë mund të merren në konsideratë.

A jeni në gjendje ta kaloni testin e stresit -Një test i stresit vlerëson se si zemra e juaj performon nga aktiviteti i butë deri te ai i moderuar. Nëse nuk përjetoni shenja stresi të zemrës apo simptome - sic është angina (dhembja e gjoksit, frymëmarrje me pengesa, ritmi jonormale të zemrës ose rritje të shtypjes së gjakut, atëherë ju e kaloni testin e stresit.

Në këtë rast dhe në konsultime me doktorin tuaj, mund të jetë e arsyeshme që ju rifilloni aktivitetin e juaj seksual.

Nëse jeni në gjendje që nga një aktivitet i butë të kaloni në aktivitet të moderuar pa simptome të stresit të zemrës, një program ushtrimesh të rehabilitimit kardiak zakonisht fillon një javë pas sulmit në zemër.

Ky program e shton kapacitetin e ushtrimeve dhe e zvogëlon rritjen kulmore të rrahurave të zemrës. Ushtrimet e rregullta mund ta ulin rrezikun e sulmit në zemër të nxitur nga aktiviteti seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat