Babai në sallën e lindjes?

Shëndetësia

Babai në sallën e lindjes?

Më: 24 prill 2014 Në ora: 20:12

Deri para pak kohësh prezenca e babait në sallën e lindjes konsiderohej e pavend dhe jo e mirëpritur nga mjekët dhe infermieret. Ndërsa sot është e lejueshme dhe e mirëpritur nga stafi mjekësor.
Qëndrimi në sallën e lindjes duhet të jetë një vendim i përbashkët i çiftit. Prezenca e partnerit merr një kuptim vetëm në rastet kur prania e tij ka një ndikim emocional dhe ndihmues tek partnerja e tij. Mund të ndodhë që gjatë lindjes reagimi i partneres të mos jetë ai i pritur, në këto raste ai duhet ta kuptojë gruan dhe nëse është e nevojshme të dalë edhe nga salla.

Mbështetja emocionale nga babai Ii ardhshëm në ato moment është shumë më i rëndësishëm sesa mijëra fjalë. Megjithatë nuk është e vështirë vetëm për gruan në ato moment, por edhe për burrin gjithashtu. Për të është një eksperiencë e pazakontë e cila e vë në një pozitë të tillë që duhet të bëjë diçka, të jetë i dobishëm.

Ai është i ndjeshëm për shkak të dhimbjeve që gruaja ndjen në ato momente dhe ndihet i pafuqishëm për t’ja lehtësuar ato.

Në ndihmë çiftit i vjen edhe mjeku, ai udhëzon se si babai i ardhshëm të jetë i dobishëm, duke i bërë gruas masazh, duke i shtrënguar dorën, duke i fshirë djersët dhe dhënë për të pirë, apo duke e inkurajuar atë. Pra edhe baballarët e ardhshëm mund të jenë një superbaba që në momentin e lindjes. (Living)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat