Si e ndihmon ecja shëndetin?

Shëndetësia

Si e ndihmon ecja shëndetin?

Më: 24 prill 2014 Në ora: 10:37

Ecja në ritëm të lehtë është forma më e mirë e ushtrimeve aerobike, që këshillohet nga ekspertët për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Por çfarë në të vërtetë bën ecja? Duke qenë një stërvitje aerobike, rritja e nevojës për oksigjen (nga ajri) shton ritmin e zemrës tuaj dhe bën që ajo të jetë e gatshme të pompojë më shumë gjak gjatë një të rrahure dhe rrit qarkullimin e gjakut nëpër trupin tuaj.

Kjo sjell më shumë oksigjen dhe lëndë në trurin tuaj dhe organet tjera të rëndësishme, rrit aftësitë e mushkërive për të thithur oksigjenin, ul shtypjen e gjakut dhe ndihmon reduktimin e yndyrave trupore.

Ecja është gjithashtu një aktivitet i cili bart peshën trupore; ajo mban eshtrat tuaj të shëndetshëm duke i angazhuar muskujt dhe eshtrat kundër gravitetit. Nga kjo kuptohet se ecja ndihmon edhe në uljen e rrezikut nga osteoporoza dhe frakturat e eshtrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat