Gjërat që ndikojnë të ndjeheni më mirë

Shëndetësia

Gjërat që ndikojnë të ndjeheni më mirë

Më: 24 prill 2014 Në ora: 09:01

Asnjëherë në historinë njerëzore, njeriu nuk ka jetuar një mënyrë jetese të shpejtë dhe të lehtë, por megjithatë, kjo nuk e bëri njeriun më të lirë, më të lumtur, apo më të pavarur. Akumulimi i detyrimeve, puna në ndërrime, shumë pak gjumë dhe menaxhimi i varfër i kohës, gjithnjë na mbajnë në stres.

Nëse kësaj i shtohen edhe modelet e imponuara dhe të paarritshme të bukurisë, suksesit dhe pushtetit, ne jemi në rrugë të mirë drejt depresionit. Megjithatë, ka disa mënyra që mund të ndihmojnë si preventivë nga ajo. Psikologët sugjerojnë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë në një mënyrë bashkëkohore të jetës.

- Mendoni për të mirat në jetë: Pyetja: “Po në qoftë se ndodh diçka e keqe” dhe “Pse diçka e tillë duhej të më ndodhte”, vetëm do t’ju marrë energji që mund ta orientoni në diçka të dobishme. Në vend se të merreni me të kaluarën, përpiquni të shikoni të ardhmen.

- Falni dhe bisedoni: Nëse ju ka ofenduar shefi apo miku juaj, mos bëni një strategji të urrejtjes. Bisedoni, pyetni ata pse thanë ashtu, pasi kështu do të zgjidhni marrëdhëniet në mënyrë konstruktive. Më shumë energji do të shpenzohet në grumbullimin e emocioneve negative se sa të përpiqeni për të falur.

- Flini para mesnate: Shkuarja në shtrat pas mesnate është e pazëvendësueshme në aspektin e fiziologjisë. Dihet se, gjatë ditës shpenzojmë energjinë të cilën e rikuperojmë me pushimin e natës. Nëse nuk punoni natën, shkoni në krevat para mesnatës, jo më vonë se në orën 23:00. Gjumi i shëndetshëm është një mburojë natyrore kundër lodhjes dhe çrregullimeve kronike, por edhe një ndihmë për të kapërcyer depresionin.

- Ushtroni dhe ecni: Ecja e shpejtë për tridhjetë minuta, ka të njëjtin efekt si qetësuesit prej 5 miligram. Ilaçet zgjidhin problemet e emocione të pakëndshme në mendje, kurse nga një shëtitje ka përfitime të shumta për trupin dhe shpirtin tuaj. Gjithashtu, marrja me sport në mënyrë të moderuar, do t’ju ndihmojë për të hequr qafe energjinë e tepërt.

- Synoni të dëgjoni muzikë: Është e njohur se grekët e lashtë e kanë dëgjuar muzikën të zhveshur, që dridhjet e saj të arrijnë drejtë në qendër të shpirtit. Dëgjimi i muzikës është i mirë kur dëgjohet për një qëllim të caktuar. Ndani kohë për të dëgjuar muzikë disa herë në javë.

- Gjeni një hobi sipas prirjeve: Nëse jeta juaj është përqendruar vetëm në punë, ngrënie dhe fjetje, ekziston një mundësi që të zhytni veten në përtaci serioze. Është e rëndësishme që të njohin preferencat tuaja dhe në përputhje me to mund të zgjidhni një hobi për veten tuaj. Planifikoni kohën tuaj, përqendrohuni në ditën aktuale, mësoni gjuhë tjera, shkoni në vallëzim, praktikoni joga, etj.

- Drekoni në shoqëri me të tjerët: Racioni i përbashkët me familjen, është ilaç për shumë ndjesi të pakëndshme që janë grumbulluar gjatë ditës apo javës. Kur konsumoni ushqimin është e rëndësishme për të ngrënë në heshtje, pa telefonat celularë dhe televizorë. Mos shtroni asnjë pyetje të pakëndshme në kohën e drekës me të afërmit tuaj.

- Lexoni libra dhe imagjinoni: Leximi është një veprim që nxit imagjinatën, kurse pa imagjinatën nuk ka ambicie. Mos e kufizoni veten për vetëm një përmbajtje, të tilla si; shikimi i shfaqjeve ose filmave. Leximi i librit do të ngjall shqisat e ndryshme në trupin tuaj, ndërsa ju do të menaxhoni imagjinatën tuaj, pa insinuata.

- Mbani shënime për gjëra të mira: Duke shkruar një ditar, më lehtë mund të përqendroheni ndaj detyrimeve, sepse do të keni një pasqyrë në mendimet tuaja për aktivitetet e përditshme. Duke shkruar përshtypjet e bukura të realitetit të përditshëm, më pak keni tendencë të bini në kurthin e shpenzimit të ditës pa bërë asgjë. Në këtë mënyrë, do të bëheni të vetëdijshëm për aktivitetet tuaja.

- Mos shkoni në shtrat me brenga: Nëse keni simptoma të brengave gjatë ditës, mos i dërgoni ato edhe në vendin e gjumit. Provoni të shkruani në letër çdo gjë që ju ka shqetësuar dhe largoni atë nga shtrati. Përndryshe, shqetësimi do të ndikojë në gjumin tuaj, i cili duhej t’ju relaksojë. Nëse nuk doni të shkruani problemet që ju preokupojnë, atëherë mund t’i diskutoni ato me të dashurit tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat