Mungesa e gjumit sjell probleme me seksin

Shëndetësia

Mungesa e gjumit sjell probleme me seksin

Më: 23 prill 2014 Në ora: 23:01

Prindërit nuk duhet ti qortojnë djemtë për faktin se flenë më shumë gjumë seç duhet. Sipas një studimi të Universitetit të Pennsylvani-së, orët e zgjatura të gjumi tek moshat e reja janë themelore për zhvillimin korrekt të trurit dhe ndikojnë në aftësinë e riprodhimit.

Ky studim momentalisht është realizuar vetëm tek mizat e frutave (Drosophila), por sipas studiuesve nuk ka asnjë pikë dyshimi se shqetësimet e gjumit në vogëli prekin dy aspekte shumë të rëndësishme në jetën e njeriut, joshjen dhe çiftësizimin.

Doktoresha e cila udhëhoqi këtë studim shprehet se mizat e reja, flenë më shumë sesa ato adulte, një sjellje që i përket të gjithë mbretërisë së kafshëve. Fëmijët e vegjël gjithashtu flenë më shumë.

Por çfarë ndodh kur nuk shplodhen mirë?

Humultuesit përdorën insekte gjentikisht të manipuluar, duke ulur kapacitetin e tyre të gjumit dhe duke vepruar tek disa qeliza qe prodhojnë dopamine.

Teksa ndoqën kursin e jetës së insekteve, doli në pah se, ata që kishin bërë pak gjumë gjatë kohës kur ishin të vegjël e kishin shumë të vështirë që gjatë periudhës adulte të joshnin partnerin.

Sipas studiuesve paaftësia për joshur seksin e kundërt sjell automatikisht probleme në çiftëzim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat