Konsumoni banane me pika të errëta

Shëndetësia

Konsumoni banane me pika të errëta

Më: 23 prill 2014 Në ora: 17:08

Paraqitja e pikave të errëta është shenjë se ajo është pjekur tepër, por ekziston edhe një arsye për shkak të së cilës do të duhej t’i konsumoni bananet e tilla.

Njollat e errëta në banane zakonisht konsiderohen si shenja që bananja më nuk është e mirë dhe e shijshme. Megjithatë, e vërteta është krejtësisht më ndryshe: studimet zbulojnë që njollat e errëta në banane përmbajnë faktorin e nekrozës së tumorit (FNT).
FNT-ja ka aftësinë që të luftojë kundër qelizave anormale në organizëm, e me vetë këtë vjen edhe deri te përmirësimi i sistemit të imunitetit. Për fat të keq, konsumimi i bananeve me njolla të errëta nuk u rekomandohet atyre që vuajnë nga diabeti, ndërsa niveli i mikronutrienteve nuk është aq i lartë si te bananet me ngjyrë të verdhë.

Në përgjithësi bananet përmbajnë vitamina B6 dhe C si dhe kalium, janë të pasura me fibra dhe sheqer natyral. Një banane e madhësisë mesatare përmban 105 kalori dhe është shumë e mirë për tretjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat