Zakonet e këqija që ndikojnë në peshën e tepërt

Shëndetësia

Zakonet e këqija që ndikojnë në peshën e tepërt

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:28

Po të ishte e lehtë për të humbur peshë, askush nuk do të vuante nga trashësia. Për fat të keq, faktet janë të padiskutueshme: Një omëletë me djathë është shumë më e shijshme se omëleta me të bardhtë e vezëve, patatet e skuqura preferohen më shumë se sallata dhe mishi më shumë preferohet kur piqet ose skuqet në skarë.

Nga ana tjetër, është kuptim shumë më mirë që të kemi një peshë të shëndetshme se sa të jemi të shëndoshë. Është shumë më lehtë për të arritur atë numër ideal të kilogramëve kur iu qasemi zakoneve të shëndetshme. Me fjalë të tjera, është shumë më lehtë për të arritur peshën e synuar kur zakonet e shëndetshme të bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme.

Nuk pini ujë të mjaftueshëm

Futja në sasi të mjaftueshme e ujit në organizëm, përmirëson gjendjen e përgjithshme të trupit, lëkurës, eshtrave dhe nyjave, sistemit të tretjes, ndihmon kujtesën dhe funksionimin e duhur të trurit. Por, hidratimi i duhur i organizmit gjithashtu ndihmon në ruajtjen e peshës.

Lodhja është shenja e parë e hidratimit të dobët. Shumë njerëz e keqkuptojnë atë ndjenjë si kaplim i urisë dhe pastaj konsumojnë ushqim për të plotësuar energjinë. Efekti i hidratimit në humbjen e peshës tejkalon parandalimin e keqinterpretimeve të sinjaleve që na i dërgon trupi. Në një studim të vitit 2008, tema e trashjes ka treguar një korrelacion të drejtpërdrejtë ndaj përshpejtimit të humbjes së peshës, duke rritur sasinë e ujit që hyn në trup. Në një tjetër studim, rezultatet tregojnë se ata që pinin dy gota ujë para secilës prej tre racioneve ditore, kanë humbur rreth 2 kilogramë më shumë se sa ata që nuk kanë vepruar ashtu. Pra, ujë duhet të pini para çdo racioni por edhe pas tij dhe gjatë tërë ditës ngase ai përveç që e parandalon shtimin e peshës është i domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit.

Nuk merrni proteina të mjaftueshme

Njerëzit të cilët gjatë ditës marrin shumë karbohidrate, do të kenë vështirësi në humbjen e peshës. Secili racion me ushqim duhet të përfshijë një burim të proteinave. Trupi shpenzon dy herë më shumë energji për të tretur proteinat sesa që bën gjatë tretjes së karbohidrateve dhe yndyrave, që do të thotë se trupi në fakt përdor më shumë kalori gjatë tretjes së proteinave. Mishi me yndyrë të ulët si; mishi i bardhë i pulës, bifteku i hollë i viçit dhe prodhimet e detit, janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Gjithashtu, proteinat mund t’i marrim me anë të vezëve, djathit me yndyrë të ulët, gjalpit nga kikirikët, frutave me lëvozhgë, kosit pa yndyrë, apo çokolatës së errët.

Nuk fleni sa duhet

As që duhet të jeni të vetëdijshëm, përderisa humbni peshë. Një sasi e mjaftueshme e gjumit është në të vërtetë faktori më i rëndësishëm për arritjen dhe ruajtjen e dëshiruar të peshës së shëndetshme. Në një studim të vitit 2006, nga një universitet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte ndjekur pesha dhe sasia e gjumit në 68.000 femra mbi moshën 16-vjeçare. Në fillim të studimit, gratë që kanë fjetur pesë orë ose më pak kishin rreth 2.5 kilogramë më shumë se sa gratë që flinin shtatë orë ose më shumë. Arsyeja për këtë janë hormonet, leptina dhe grelina. Hulumtimet në universitetin e Çikagos dhe Stanford-it, kanë zbuluar se privimi nga gjumi ndikon në zvogëlimin e nivelit të hormonit leptinë, ndërsa në të njëjtën kohë rritet niveli i grelinës, e cila stimulon oreksin.

E injoroni mëngjesin

Mund të jetë vështirë për të ngrënë kur nxitojmë në mëngjes, por në qoftë se dëshironi të humbni peshë ose për të mbajtur peshë konstante, duhet të përpiqeni të konsumoni mëngjesin me rregull. Ushqimi i mëngjesit fillon metabolizmin tuaj dhe inkurajon atë për të filluar djegien e kalorive. Por, shumica e njerëzve thjesht nuk kanë oreks në mëngjes, e cila nuk është domosdoshmërish një problem në qoftë se hani diçka brenda dy orëve të para kur zgjoheni. Mëngjes më i mirë është ai që përmban karbohidrate komplekse dhe proteina, me pak yndyra të mira. Andaj nëse nuk dëshironi që të keni probleme me peshën e tepërt gjithsesi që duhet të hani çdo ditë mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat