Edhe përdorimi jo i rregullt i marijuanës ndryshon trurin

Shëndetësia

Edhe përdorimi jo i rregullt i marijuanës ndryshon trurin

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:06

Një studim i ri mbi efektet e thithjes së marihuanës në trurin e të rinjve ngre pyetje të reja rreth rreziqeve të përdorimit jo të rregullt të drogës.
Imazhe të MRI-së tregojnë se pirja e marihuanës ndikon në madhësinë dhe formën e zonave të trurit, për të cilat dihet se e luajnë një rol të rëndësishëm në emocion, motivim dhe vendimmarrje.

Studimet e mëparshme kanë treguar se përdorimi i marihuanës ka efekte të dëmshme në motivim, vëmendje, të mësuar, dhe dëmtime të kujtesës. Ky studim i mbështet pohimet e mëparshme të neurologëve dhe zyrtarëve të shëndetit publik, të cilët sugjeronin se edhe konsumimi jo i rregullt e marihuanës - një xhoint apo dy në javë - mund të kenë efekt në funksionin dhe formimin e trurit tek të rriturit e rinj.

"Ky studim tregon se edhe përdorimi i lehtë apo i moderuar i marihuanës rekreative mund të shkaktojë ndryshime në anatominë e trurit", shpjegoi Carl Lupica, studiues i varësisë së drogës në Institutin Kombëtar për Abuzim me Drogë.

I publikuar këtë javë në "The Journal of Neuroscience", studimi ofron detaje për punën e studiuesve Jodi Gilman, Anne Blood dhe Hans Breiter. Shkencëtarët, të cilët e kryen hulumtimin në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts dhe kanë përdorur imazhe të MRI-së për të studiuar trurin e 18 - 25 vjeçarëve, duke i krahasuar ata që kishin raportuar përdorim jo të rregullt të marihuanës dhe ata që nuk e kishin raportuar një gjë të tillë.

Ata zbuluan se shprehitë më të shpeshta të përdorimit të marihuanës ishin të lidhura me anomalitë në nukleusin e akumbenës dhe amigdalës e - zonat e trurit që ndikojnë në emocion dhe motivim.

"Ky studim sfidon ndjeshëm idenë se përdorimi jo i rregullt i marihuanës nuk ndërlidhet me pasoja të këqija", tha Breiter, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Northwestern Feinberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat