Acidi glikolik ndihmon luspimin dhe lëmimin e lëkurës

Shëndetësia

Acidi glikolik ndihmon luspimin dhe lëmimin e lëkurës

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:01

Acidi glikolik është acid frutash, që nxirret nga kallami i sheqerit. Në kremra përdoren disa lloje acide frutash që kanë emërtim të përgjithshëm alfaoksiacide (ANA).
Parimi i veprimit: Në moshë të re qelizat e lëkurës bëjnë cikël rinovimi çdo 28 ditë, por me kalimin e viteve ky cikël ngadalësohet deri në 50 ditë. Acidi glikolik aktivizon procesin e rinovimit, duke e shpejtuar ciklin deri në 28 ditë. Ai është i aftë gjithashtu ta bëjë më të hollë lëkurën tepër të trashë, duke hequr aknet dhe njollat nga dielli, si dhe të stimulojë kolagjenin (pas 6 muaj përdorim). Të gjitha këto janë të provuara me studime shkencore.

Acidi glikolik ndihmon edhe për thithjen më të mirë të lëndëve të tjera dhe rrit efektivitetin e procedurave (është një lloj katalizatori për përzierjen e vitaminave).

Efekti: pas gjashtë muajve lëkura bëhet e sheshtë.
Shumica e njerëzve vërejnë se lëkura është bërë më e butë dhe më e lëmuar pas l ~2 muaj përdorim.

Treguesit: aknet, gjëndrat dhjamore, pigmentimi i diellit, rrudhat.

Efektet anësore: zakonisht shfaqen cimbisje dhe skuqje. Po të teprohet me dozën, të lind ndjesia e djegies, lëkura ndahet në shtresa dhe skuqet. Lexojeni me vëmendje instruksionin. Në raste të rralla mund të shfaqet alergji; bëni një test te kurrizi i dorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat