Gjërat të cilat i lëndojnë foshnjën në shtatzënisë

Shëndetësia

Gjërat të cilat i lëndojnë foshnjën në shtatzënisë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:54

Rreziku më i madh i cili vjen nga kafshët është infektimi me toksoplazmë (nga macet) dhe listeria (gjendet në djathin dhe qumështin e pa pasterizuar).
Kafshët dhe ushqimi

Rreziku më i madh i cili vjen nga kafshët është infektimi me toksoplazmë (nga macet) dhe listeria (gjendet në djathin dhe qumështin e pa pasterizuar). Tek shtatzëna e infektuar me toksoplazmë, foshnja është në rrezik nga verbimi, shurdhimi apo vonesa mental ndërsa tek infektimi me listeri mund të vije deri tek aborti apo vdekja e foshnjës në bark. Infektimi me salmonelë (zhvillohet në qumështin apo prodhimet qumështore termikisht të papërpunuara) mund të shkaktojë abort.

Këshilla

Nëse keni mace në shtëpi, le ta pastrojë dikush tjetër vendin ku ajo qëndron. Në asnjë mënyrë mos prekni jashtëqitjen e maces. Nëse nuk mund ti shmangeni kësaj, gjithsesi vendosni dorëza. Që të mos e fitoni listerinë shmangni qumështin dhe prodhimet qumështore të pa pasterizuara, mos konsumoni mish dhe peshk të papërpunuar termikisht, shmangni panctetat dhe mushkëritë, si dhe vezët e papërpunuara.

Alkooli

Alkooli kalon përmes placentës dhe hyn në gjakun e foshnjës.

Këshilla

Alkoolin duhet shmangur në shtatzëni, sidomos në tremujorin e parë. Nëse keni pirë një gotë vere gjatë shtatzënisë, psh. në javën e shtatë, nuk do të thotë kjo që do ta lëndojë foshnjën dhe për këtë të brengoseni, por në princip, më shumë se kjo, dy herë në javë nuk do të duhej ta konsumoni.

Ngjyrat për flokë

Nuk ekziston ndonjë fakt nëse ngjyra për flokë ndikon në ndonjë mënyrë në foshnje,

Këshilla

Kur ngjyrosni flokët, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.

Duhani

Pirja e më shumë se dhjetë cigareve në ditë, zvogëlon peshën e lindjes së foshnjës dhe rrit mundësinë për zhvillimin e komplikimeve gjatë shtatzënisë, lindjes dhe më vonë zhvillimit të foshnjës.

Këshilla

Ndërpritni duhanin!

Stresi

Nuk ekzistojnë fakte që stresi dëmton frytin.

Këshilla

Shmangni situatat stresuese të cilat ju lodhin dhe ju zvogëlojnë kënaqësinë në shtatzëni.

Sëmundjet infektive

Lija e ujit, lija e dhenve, rubeola mund të ndikojnë në zhvillim të foshnjës.

Këshilla

Nëse keni pasur ndonjërën nga sëmundjet e paraqitura apo nuk jeni vaksinuar kundër tyre, shmangni shoqërimin me fëmijët të cilët janë të sëmurë apo shmangni shkuarjen ku mund ti merrni – çerdhet, shkollat, respektivisht vendet e dendura me popullatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat