9 arsyjet pse duhet të vraponi?

Shëndetësia

9 arsyjet pse duhet të vraponi?

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:48

Nëse deri më tani keni menduar dhe ende nuk po mund të vendosni të vraponi, ja ku i keni 9 arsye pse vrapimi është shumë i mirë për ty.

Që të ju ndihmojnë të dilni jashtë dhe t’ia futni vrapit këtu në këtë post keni nëntë dobi shëndetësore të vrapimit. Krejt çka ju duhet është të visheni e mbatheni dhe të vraposh! Dhe nëse vrapon fiton…

Dobitë Shëndetësore Nga Vrapimi

1. Humbja e peshes – vrapimi është një nga sportet më të mira për të humbur peshë e përveç tjerash nëse je në luftë me vetën duke u munduar të ndalosh dëshirën për të ngrënë gjithçka që shesh atëherë lajmi i mirë është se vrapimi gjithashtu ulë apetitin.

2. Mund të ngadalësojë procesin e plakjes – procesi natyral i humbjes së muskujve dhe eshtrave me plakje mund të ngadalësohet në trupin e vrapuesve që vrapojnë shpeshherë. Muskujt dhe eshtrat bëhen më të shëndetshme dhe më të forta për shkak të kërkesave që ju bëhen atyre nga vrapimi. Kjo gjithashtu do të thotë se ju keni gjasa të shtyni apo shmangni efektet e osteoporozës. Nuk ke nevojë të më besosh mua; lexo intervistën nga New Scientist të bërë me njeriun i cili në të 80tat akoma e vrapon maratonën!

3. Seks më ite mirë! – shkencëtarët nga Harvard School of Public Health kanë treguar se meshkujt të cilit ishin fizikisht aktivë (si vrapuesit) kishin 30% më pak gjasa të kishin apo zhvilloni probleme në shtrat dhe se ngritja e qarkullimit të gjakut përreth trupit i shkaktuar nga ushtrimet e rregullta do të thotë se si meshkujt ashtu edhe femrat kishin përvojë më të mirë në shtrat. Mirë po na tingëllon!

4. Shtypja e Gjakut Më e Ulët – kur vrapon arteriet tua bëhen më fleksibile, në efekt kur ushtron edhe ato ushtrojnë. Kështu duke e mirëmbajtur këtë fleksibilitet të arterieve ju gjithashtu siguroheni që shtypja e gjakut të ulet.

5. Mushkeri te Shendetshme – duke bërë frymëmarrje të thella gjatë vrapimit ju i detyroni mushkëritë tua që të përdorin më shumë nga potenciali i tyre, rreth 50% e indeve të mushkërive normalisht nuk përdoret nga ju! Nëse jeni duhanpirës atëherë njëra nga dobitë e vrapimit është rikuperimi i potencialit të mushkërive tua.

6. Rrit Fuqinë E Trurit – vrapuesit e rregullt konsiderueshëm kanë përmirësuar aftësitë mendore të tyre gjersa plakeshin krahasuar me ata që bënin jetë duke ndenjur. Gjithashtu vetëm 25 minuta ushtrime arobike kanë treguar se përmirësojnë kreativitetin tuaj.

7. Përmirëson Gjendjen Shpirterore – nuk ka dyshim në këtë dhe se njëra nga dobitë kryesore të vrapimit është ndjenja e mirë që ju arrini të keni duke u larguar nga të gjitha streset dhe shtrëngatat e jetës së përditshme. A bëhet në pyll apo në rrugë apo kudo që ju vije përshtati gjithçka duket më mirë dhe më lehtë kapërcehet kur vrapon. BBC ka një artikull të mirë se si Ronnie Sullivan ka përdorë vrapimin për të luftuar depresionin.

8. Sistem Kardiovaskular Më Të Fortë – zemra dhe mushkëritë tua do të forcohen dhe jenë më efektive kur ju jepet rasti që të tregojnë çka mund të bëjnë.

9. Kolesterina Ulet – vrapimi rrit në trupin tuaj nivelet e HDLs ose ndryshe si e quajnë “kolesterina e mirë” dhe në të njëjtën kohë zvogëlon LDL ose “kolesterina e keqe”. Kjo mundëson që ju të zvogëloni gjasat që të pësoni nga pika në tru apo sulëm në zemër… ngrihu e vrapo.
Shpresoj se tash ke mjaft arsye që të motivohesh e të dalësh përjashta dhe ti përjetosh disa apo të gjitha dobitë shëndetësore të vrapimit. Nëse keni në mendje edhe ndonjë dobi tjetër të vrapimit mos harro të komentosh e ta ndash me lexuesit tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat