Çka e shkakton stresin?!

Shëndetësia

Çka e shkakton stresin?!

Më: 21 prill 2014 Në ora: 00:59

Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .

Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave. Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike - të tilla si rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes.

Megjithatë, shumica e psikologëve konsiderojnë stresin si një proces që përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi ndaj një ngjarje kërcënuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat