Boronica shkrin yndyrën e tepërt!

Shëndetësia

Boronica shkrin yndyrën e tepërt!

Më: 21 prill 2014 Në ora: 00:25

Boronicat mund të ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të grumbulluar në bel, tregojnë studimet e studiuesve nga Universiteti i Michiganit.
Sipas studimeve të tyre, ushqimi i pasur me boronicë ndihmon në zvogëlimin e shtresave yndyrore në abdomen, yndyrë e cila është e lidhur edhe me sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Rezultati i studimit i vesh boronicës edhe një efekt tjetër pozitiv, krahas dobive të tjera si ulja e kolesterolit dhe kontrollimi më i mirë i niveleve të glukozës, edhe nëse ushqimi nuk ka qenë i duhuri për shëndetin e zemrës.

Hulumtuesit thonë se rezultatet kanë treguar se boronicat e pasura me antioksidues mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi krijon dhe i procedon glukozën ose sheqerin në energji, duke ulur kështu rrezikun edhe të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat