E frikshme: Këtë verë në Ballkan do të vijnë bletët aziatike, shkaktojnë vdekje me një pickim

Shëndetësia

E frikshme: Këtë verë në Ballkan do të vijnë bletët aziatike, shkaktojnë vdekje me një pickim

Më: 20 prill 2014 Në ora: 11:27

​Bletët aziatike që kanë ardhur në Evropë dhjetë vjet më parë janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme të njerëzve.
Bletët e tilla mund të rriten deri në 5 centimetra, kanë kokë me ngjyrë të portokallët dhe një dhëmb të madh të zi.

Vitin e kaluar në Francë janë regjistruar 6 vdekje nga pickimi i këtyre bletëve, kurse nga franca thuhet se janë shpërndarë për në Britani dhe Itali me çka pritet që këtë verë ato të jenë si mysfairë edhe në Ballkan.

Mjekët kanë paralajmëruar se nëse i vëreni nuk duhet të bëni panik, sepse ato reagojn vetëm kur lëvizni.

Bletët fluturojnë deri në 40 kilometra në orë. Evropa tani më është në panik nga ky rrezik i insekteve vdekjeprurëse të cilët janë vetëm duke u shtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat