Si t’i dallojmë perimet e pjekura para kohe?

Shëndetësia

Si t’i dallojmë perimet e pjekura para kohe?

Më: 19 prill 2014 Në ora: 19:10

Tregtarët thonë se të gjitha këto produkte prodhohen në vend.


Shpesh flitet për përdorim të hormoneve në këto produkte.


Por a është e vërtetë kjo dhe çfarë duhet të dijë më shumë qytetari për konsumin e tyre?


Vetëm për të nxjerrë në treg 10 ditë më herët produktet e tyre, fermerët përdorin stimulantët që përshpejtojnë rritjen dhe maturojnë më shpejt frutin.


Stimulanti që përdoret më shpesh në sera është ethreli, një lloj gazi që transformon ngjyrën e perimes.


Specialistët e bujqësisë sqarojnë se ky medikament nuk është hormon, por rregullator i procesit të rritjes që përdoret në kushtet kur bimës i mungojnë temperatura dhe lagështia e nevojshme.


Për eksperten e fushës, Liri Miho, stimulantët duhet të përdoren në kohën dhe dozën e duhur pasi, sipas saj, nëse abuzohet përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.


Por specialistët në Ministrinë e Bujqësisë shpjegojnë se fermerët, kryesisht ata në Myzeqe, nuk mund të abuzojnë me këtë stimulant pasi përdorimi i tepërt do të thante bimët dhe kjo nuk është në interesin e tyre.


Ata sigurojnë konsumatorët se prodhimi vendas është i sigurt dhe i kontrolluar në çdo hallkë të tij, nga serat e deri në tregje. Megjithatë për ata që nuk kanë besim në konsumin e perimeve, mund të bëjnë dallimin e tyre me sy në treg.


Kur një perime është e deformuar apo mbi të vërehen njolla të verdha, tregon se tek bima është përdorur stimulant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat