10 arsye për të lënë duhanin

Shëndetësia

10 arsye për të lënë duhanin

Më: 19 prill 2014 Në ora: 14:53

Po, është e vështirë si fillim, por a e dini se duhen vetëm tre javë qëndrimi larg cigares dhe dëshira për të pirë duhan thjesht zhduket? Gjithçka që ju nevojitet është fuqia për ta bërë jetën tuaj më të plotë, më të pastër dhe më të bukur. Më poshtë jepen 10 përfitimet që vijën nga lënia e duhanit.

1. Trupi juaj do të pastrohet

Nëse e lini duhanin do të vini re se trupi juaj do të fillojë t’i ngjajë trupit të një bebi. Lëreni duhanin për t’u ndier mirë dhe pastër si një bebe. Kur ta keni lënë duhanin, brenda minutave ju do të ktheheni te normalja, duke filluar nga presioni juaj i gjakut te rrahjet e pulsit dhe nga temperatura e duarve te temperatura e këmbëve tuaja.

2. Era e keqe e duhanit do të zhduket

Nëse ju e lini duhanin, brenda minutave, aroma e tij do të zhduket nga trupi juaj. Kjo do t’ju bëjë më tërheqës me njerëzit përreth, përderisa asnjë nuk pëlqen të dalë me një person që mban erë duhan. Përveç kësaj, vendi ku jetoni do të mbajë erë të pastër dhe të freskët.

3. Do të reduktohet risku i problemeve të ndryshme shëndetësore

Pirja e një cigareje thjesht e bën jetën tuaj më të prekshme nga sëmundjet. Ju do të jetoni me sëmundje çdo ditë të mundshme të jetës suaj. Kështu që, lëreni duahnin nëse dëshironi të jetoni një jetë të shëndetshme pa probleme të ndryshme, si impotenca, probleme të fertilitetit, kataraktet e syrit, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, humbja e dhëmbëve dhe osteoporoza.

4. Çdo natë me partnerin tuaj do të jetë si një muaj mjalti

“Po, nëse ju e lini duhanin, jeta juaj seksuale do të përmirësohet,” thotë Dr. Vihang. Shmangia e cigareve është me dobi për të dyja gjinitë; burrat do të kenë ereksione më të mira dhe femrat do të eksitohen më lehtësisht. Përveç kësaj, kjo do t’ju bëjë më tërheqës për seksin e kundërt.

5. Jetëgjatësia juaj do të rritet

Lëreni duhanin nëse dëshironi të shihni nipërit tuaj. Duhanpirja rrit dhjetë herë shanset e vdekjes së parakohshme për shkak të problemeve të ndryshme që kërcënojnë jetën tuaj.

6. Do të dukeni dhe ndiheni më mirë

Duhanpirja shkakton plakje të parakohshme, të cilën nuk e dëshiron askush. Padyshim që ju nuk dëshironi të dukeni dy herë më shumë sesa jeni në të vërtetë që në të 20at. Nëse e lini duhanin, ai nuk do të ndikojë vetëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm, por edhe në pamjen dhe paraqitjen tuaj. Duhanpirja shkakton rrudha, ju bën të ngadaltë dhe dembelë. Pra, lëreni duhanin nëse dëshironi të ndiheni mirë me veten tuaj!

7. Problemet e zemrës do të reduktohen

Siç është përmendur më lart, duhanpirja ju sjell më afër me vdekjen dhe shkurton jetëgjatësinë tuaj. Nëse ju e lini duhanin, shanset e vdekjes nga sëmundjet koronare të zemrës, ataku i zemrës dhe hemoragjia cerebrale do të ulen me të paktën 50 përqin ; pa harruar të përmendim uljen e riskut të faktorëve për kancerin e mushkërive, fytit dhe gojës.

8. Do të kurseni para

Pse të humbisni para me këtë vrasës budalla? Në vend që të harxhoni para me cigare, ruajini ato në një derrkuc me vrimë dhe hapeni pas disa vitesh. Ju do të çuditeni kur të shihni paratë e mbledhura!

9. Do ta përballoni stresin në mënyrë të shëndetshme

Përgjithësisht, ne mendojmë se cigarja na ndihmon ta lehtësojmë stresin. Kjo nuk është e vërtetë, në fakt ndodh krejt e kundërta. Kur ju pini cigare, trupi juaj i nënshtrohet një reagimi stresi për shkak se niveli i oksigjenit në gjak ulet, ju ndiheni më vulnerabël dhe kjo shpie në rritjen e stresit. Prandaj, lëreni duhanin nëse dëshironi ta përballoni stresin në një mënyrë më të relaksuar.

10. Familja juaj do të jetë e sigurt

Nëse ju pini duhan, nuk i shkaktoni dëm vetëm vetes suaj, por edhe njerëzve tuaj më të afërt. Pirja pasive është po aq e rrezikshme sa pirja aktive. Risku i lidhur me pirjen pasive është pothuajse i njëjtë me pirjen aktive. Pra, lëreni duhanin dhe nëse jo për vete, atëherë të paktën për shëndetin e njerëzve tuaj të dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat