Shëroni alergjitë e pranverës

Shëndetësia

Shëroni alergjitë e pranverës

Më: 19 prill 2014 Në ora: 10:38

Provoni këto strategji natyrore për të parandaluar ose zbutur simptomat e alergjive sezonale.
Acupressure (metodë për shërimin e dhimbjeve duke prekur në pjesë të caktuara)
Ky ilaç mund të ndihmojë në lehtësimin e kullimit të hundëve dhe në sytë e skuqur duke rritur rrjedhjen e gjakut në fytyrë, thotë Harry Hong, mjek në TCM dhe anëtar i chicagohealers.com
Provojeni kështu: Masazhoni skajet e brendshme dhe të jashtme të vetullave, plus pjesën midis hundës dhe pjesës së ngushtë të syrit për 30 sekonda, tri herë në ditë.
Probiotikët
Probiotikët ndihmojnë sistemin imunitar për të shkatërruar alergjitë, thotë Sezelle Gereau Haddon, nga Qendra e Shëndetit në New York. Shpërlaja e hundës me kripë deti dhe ujë të destiluar është e mirë për të larguar alergjitë, thotë Haddon.
Barishtet
Barishtet si mendra dhe ekinekea, përmirësojnë qarkullimin, dhe mbështesin sistemin imunitar dhe limfatik, thotë Paul Bergner, drejtor i Institutit Amerikan të Mjeksisë Barishtore.
Hepa Pastruesit
Hepa Pastruesit filtrojnë ajrin e brendshëm irritues që mund të përkeqësojë gripin, shpjegon Haddon. Të bësh dush dhe ti ndërrosh rrobat pasi që keni qenë jashtë gjithashtu ju mbanë juve larg alergjive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat