Sëmundje ngjitëse, s’ua merrte mendja se ishte e tillë

Shëndetësia

Sëmundje ngjitëse, s’ua merrte mendja se ishte e tillë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 17:10

Stresi shkakton probleme të shumta shëndetësore dhe si të mos mjaftonte është edhe ngjitës. Ky fakt tregohet nga një studim i shkencëtarëve gjermanë të qendrave për kërkime në Dresda dhe Lipsia, sipas të cilëve një person i stresuar thjesht edhe duke të parë mund të shkaktojë tension dhe stres.

Siç thuhet nga shkencëtarët e Max-Planck-Institut dhe ata të poliklinikës së Dresda, mjafton një shikim i personit të stresuar për të “infektuar” me një ndjenjë tensioni duke shtuar rritjen e prodhimit të kortizolit, i njohur ndryshe si hormoni i stresit.

Studiuesit mbajtën nën vëzhgim disa vullnetarë në situata të vështira, duke vënë re se te 26% e tyre rritej niveli i kortizolit thjesht dhe vetëm duke ndenjur me persona të stresuar.

“Kjo shpjegon se edhe programet televizivë të cilat ekspozojnë dhimbje dhe stres, i rrisin këto ndjenja te spektatorët”, shprehet Veronika Engert e Max-Plack.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat