Dieta mesdhetare përmirëson shëndetin e diabetikëve

Shëndetësia

Dieta mesdhetare përmirëson shëndetin e diabetikëve

Më: 18 prill 2014 Në ora: 14:51

Për njerëzit e diagnostikuar me diabetin e tipit 2, konsumimi i vajit të ullirit, peshkut dhe drithërave, ngadalëson përparimin e sëmundjes, më tepër sesa kufizimi i yndyrnave, sipas një analize të re.

Në një studim që i ndoqi pacientët për 8 vite me radhë, rezultoi se ata që ushqeheshin me dietë mesdhetare e kërkuan më vonë mjekimin për diabetin dhe shumica e tyre provoi një përmirësim të ndjeshëm të sëmundjes, krahasuar me ata që ishin në një dietë me pak yndyrna.

Njerëzit e diagnostikuar me diabet duhet të kenë një dietë të shëndetshme dhe një dietë mesdhetare është një mundësi e mirë dhe e shëndetshme, tha autorja kryesore e studimit, nga Universiteti i Napolit në Itali, për “Reuters Health”.

Konsumimi i pak yndyrnave është me rëndësi, mirëpo sipas këtij studimi, është e nevojshme edhe ruajtja e niveleve të duhura të tyre. Autorët sugjerojnë shmangien e yndyrnave të ngopura, si ato që përmbahen nga mishi i kuq, për të përmirësuar shëndetin e diabetikëve.

Dieta mesdhetare ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, për shkak të niveleve të larta të fibrave, sasisë më të pakët të mishit të kuq dhe sasive të mëdha të vajit të ullirit, peshkut, proteinave dhe yndyrnave të pangopura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat