Vlera ushqyese e arrave

Shëndetësia

Vlera ushqyese e arrave

Më: 18 prill 2014 Në ora: 01:59

Arra konsiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 para lindjes Krishtit.
Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat.

Arra konsiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 para lindjes Krishtit. Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve etj.

Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat. Ato janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, kanë edhe një ndikim mjaft të lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli.

Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë, dhe vitamina të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë gjithashtu janë shumë të pasura në Vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. (Living)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat