Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

Shëndetësia

Kimikatet në bujqësi rrezik i lartë për kancer

Më: 17 prill 2014 Në ora: 17:27

Këmbanat e alarmit që u bie drejtori i Institutit të Shërbimit Higjeno – Sanitar në Lushnje kanë filluar të dëgjohen për përdorimin pa kriter të hormoneve, pesticideve dhe stimulantëve në bujqësi.

Tregtarët e pranojnë se prodhimet që marrin nga fermerët nuk janë të kontrolluara dhe se qytetarët nuk kanë garanci për perimet që u shiten.

Prodhimet që janë në treg jo vetëm që nuk u janë nënshtruar analizave, por janë të pashoqëruara me çertifikatën që tregon vendin e origjinës apo prodhuesin.

Laboratori i Lushnjes mori në analizë disa mostra për t’i testuar. Por për analiza të plota do të duhet që ato t’i dërgojnë në Institutin e Sigurisë Ushqimore e Veterinare në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat