Kryeministri Thaçi viziton Fabrikën e barnave “TrePharm”

Shëndetësia

Kryeministri Thaçi viziton Fabrikën e barnave “TrePharm”

Më: 17 prill 2014 Në ora: 16:18

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Fabrikën e barnave “TrePharm” në Sllatinë të Fushë-Kosovës. Këtë vizitë e ka bërë në kuadër të vizitave që është duke iu bërë bizneseve në Kosovë,
Kryeministri Thaçi ka thënë se Ishte një kënaqësi e veçantë të vizitoja kompaninë “TrePharm”, familjen Prishtina, dhe i ka përgëzuar për krijimin mbi 350 vende të reja të punës.
“Prandaj, e vizituam këtë kompani që të shikojmë mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të partneritetit mes Qeverisë së Kosovës dhe biznesit kosovar. Tash, edhe në kuadër të krijimit të Fondit për punësim, besoj se të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe ato të mëdha, do të konkurrojnë për të zgjeruar kapacitetet e tyre, për të krijuar vendet e reja të punës”, ka than Thaçi.

Gjithashtu, Thaçi ka thënë se do të shqyrtoj të gjitha mundësitë për krijimin, mbi të gjitha të ndërmarrjeve të reja, që edhe ata të fillojnë punën, të krijojnë vende të reja të punës dhe punëtorët të paguhen mirë.
“I gjithë ky angazhim është që të ulim papunësinë, maksimalisht, aq sa do të kemi mundësi. Krijimi i Fondit për punësim, është i dedikuar drejtpërdrejt për zgjerimin dhe forcimin e bizneseve, për krijimin e vendeve të reja të punës. Unë kam besim të plotë se modele të tilla të suksesit, kemi anekënd Kosovës.
Njerëzit e Kosovës janë njerëz punëtorë, njerëz të suksesit, të energjisë, janë njerëz të dinamikës, të prodhimit dhe që krijojnë vende të reja të punës”, ka thënë kryeministri. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat