Jepen 1 mln euro e para, 4 fëmijë shërohen jashtë Kosovës

Shëndetësia

Jepen 1 mln euro e para, 4 fëmijë shërohen jashtë Kosovës

Më: 17 prill 2014 Në ora: 01:20

Rreth 1 milion euro janë alokuar nga Ministrina e Shëndetësisë për shërimin e fëmijëve të prekur me leukemi. Në listën e të përzgjedhurve janë katër fëmijë të cilët në momentin që u kompletohet dokumentacioni do të dërgohen në spitalin e përzgjedhur nga familjarët e tyre.

" I kemi dorëzuar shumë dokumente në ministri të Shëndetsisë dhe tash jemi duke i pritur vec paret e kryeministrit, që i ka premtu.Mirëpo dje ministria na ka kërkuar edhe një dokumnet shtesë.Pas plotësimit edhe të kësaj kërkese, presim të dërgojmë fëmijën në një spital të jashtëm për shërim", thotë Muhabere Salihaj

Drejtori i Klinikës së Pediatrisë thotë se nuk i është dhënë asnjë pacienti përparësi në përzgjedhje. Ai i thotë se të gjitha rastet që nuk mund të trajtohen në QKUK, do të futen në listën për shërim jashtë vendit, mirëpo sipas tij, këto raste nuk mund të presin gjatë.

" Lista ndryshon nga dita në ditë. Varet nga rastet që pranohen këtu në klinikë. Tani i kemi katër fëmijë në listë, ata janë përzgjedhur duke u bazuar vetëm në shkallën e zhvillimit të sëmundjes, mirëpo këto raste nuk mundë të presin gjatë. Të gjitha procedurta që na takojnë neve janë të përfunduara, të tjerat varen nga buxheti", tha Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë

" 1 milion euro janë alokuar në ministrinë e shëndetsisë dhe këto janë të mjaftueshmë jo vetëm për katër raste, po mund t'i mbulopjm deri në nëntë raste. Tani varet nga familjarët të cilët duhet ta kompletojnë dokumentacionin ", tha zv.ministri i Shëndetësisë, Shemsi Veselaj.

Veseli thotë se pjesa tjetër e fondit do të alokohet në qershor pas rishikimit të buxhetit, ndërkaq kostoja mesatare e shërimit për një pacient është 250 mijë euro.

Që nga janari i këtij viti në repartin e hematonkologjisë janë regjistruar tetë raste të reja të fëmijëve të prekur nga leukemia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat