Pse duhet të hani të paktën një mollë në ditë?

Shëndetësia

Pse duhet të hani të paktën një mollë në ditë?

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:39

Molla është një frutë të cilën nëse e konsumoni çdo ditë, do ta mbani mjekun larg. Nëse konsumoni molla, që ndoshta jo të gjithë e preferojnë për shijen që ka, do të vini re efektet pozitive. Në vazhdim do të paraqesim disa arsye se pse duhet të hani së paku një mollë në ditë.

- Zvogëlon kolesterolin: Molla me madhësi të mesme përmban rreth katër gram fibra, disa prej tyre në formën e pektinës, si dhe llojin e pashpjegueshëm të fibrës që lidhet me një nivel të ulët të kolesterolit të keq.

- Ju ngop: Për shkak se është e pasur me fibra, ky frutë ka aftësinë për t’ju ngopur shpejt dhe atë me shumë pak kalori, rreth 95 kalori në një mollë të mesme. Kjo është për shkak se trupi ynë ka nevojë për më shumë kohë për të tretur fibrat komplekse.

- Luan rol në dobësim: Një komponent i lëkurës së mollës është acidi askorbik, i cili në bazë të studimeve të fundit në minj, është i lidhur me reduktimin e rrezikut të mbipeshës.

- Lehtëson problemet me frymëmarrjen: Pesë ose më shumë mollë në javë, ndikojnë në funksionimin më të mirë të mushkërive, ndoshta për shkak të antioksidantit të quajtur kvercetinë (një bioflavonoid), i cili gjendet në lëkurën e mollës. Hulumtimi i vitit 2007, erdhi në përfundimin se gratë që hanë shumë molla, kanë më pak gjasa të lindin fëmijë të cilët kanë probleme me astmën.

- Kundër ftohjes: Edhe pse nuk mund të krahasohet me portokallin, molla konsiderohet si një burim i mirë i vitaminës C, e cila është e dobishme për sistemin imunitar, me më shumë se tetë miligram në një mollë të mesme, e cila është rreth 14 për qind e kërkesës ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

- Kundër tumoreve: Shkencëtarët francezë kanë zbuluar në vitin 2004, se kimikatet në mollë ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrëve. Tri vite më vonë, ata gjetën përbërësit shtesë, triterpenoidët, të cilët duket se luftojnë kancerin e mëlçisë, zorrëve dhe atë të gjirit.

- Redukton rrezikun e diabetit: Në një punim të botuar në, “Journal of Clinical Nutrition”, thuhet se mollët, sikurse dardhat dhe boronicat, lidhen me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të diabetit tip dy, për shkak të një lloj antioksidanti të quajtur antocianina, i cili është gjithashtu përgjegjës për ngjyrën e kuqe, vjollcë ose blu, në ngjyrat e frutave dhe perimeve.

- Përmirëson punën e trurit: Molla është e lidhur për prodhimin e acetilkolinës, e cila mban lidhjet midis qelizave nervore, kështu që mollët përmirësojnë kujtesën dhe zvogëlojnë mundësinë e sëmundjes Alzheimer. Ushqimi i pasur me antioksidantë, mund të ketë efekte të ngjashme, por duke ditur që mollët janë të pasura mekvercetinë, nuk duhet të harrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat