Pse duhet të hani mëngjes

Shëndetësia

Pse duhet të hani mëngjes

Më: 15 prill 2014 Në ora: 23:52

Me një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm.

Me një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm.

Numri i atyre që nisin ditën me një kafe dhe presin deri në mesditë apo drekë për të ngrënë për herë të parë gjatë ditës është gjithmonë edhe më i madh, një trend aspak i shëndetshëm.

Të paktën, sipas një studimi, meshkujt që nuk hanë mëngjes rregullisht kanë 27% mundësi më shumë që të goditen nga infarkti gjatë jetës së tyre.

Ishte një ekip kërkuesish të Harvardit, ata që dokumentuan se mos ngrënia e mëngjesit rrit mundimin e trupit gjatë përballimit të aktivitetit ditor dhe se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kësaj mënyre jetese dhe probabilitetit për t’u goditur nga sëmundjet kardiovaskulare, citon këshilla.

Ndonëse nuk ka asnjë zbulim të jashtëzakonshëm në sondazhin e kryer nga universiteti i mirënjohur amerikan, rezultatet tregojnë gjithmonë e më qartë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht tek meshkujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat