Ilaçet bimore mund të përmirësojnë simptomat e artritit reumatik

Shëndetësia

Ilaçet bimore mund të përmirësojnë simptomat e artritit reumatik

Më: 15 prill 2014 Në ora: 23:33

Një ilaç tradicional bimor mund të bëjë trajtimin e sëmundjes së artritit në mënyrë efektive, sipas një studimi paraprak të botuar këtë jabë në shkrimet e Sëmundjeve Reumatike.

Triptergium wilfordii Hook F – i njohur si “Hardhia e Zotit”, ka kohë që është përdorur nga mjekësia tradicionale kineze për të trajtuar dhimbjet dhe inflamacionin, edhe pse nuk ka prodhues të SHBA që aktualisht shesin ekstrakte të rrënjës së kësaj bime, sipas NIH.

“Bima në fakt tregon një përfitim klinik”, tha Dr.Eric Matteson, nga Klinika Mayo, që nuk ishte i përfshirë në studim. “Unë mendoj se kjo është diçka që meriton të vlerësohet, pa dyshim”.

Më shumë se gjysma e pacientëve që nuk marrin asgjë tjetër përveç kësaj bime, në studim përjetuan 50% ose më shumë përmirësime në simptomat e tyre, matur nga kriteret e Kolegjit Amerikan të Reumatologjisë.

Në të kundërtën, 46% e pacientëve që marrin trajtime standarde të ilaçeve për trajtimin e kësaj sëmundje përjetuan përmirësime të njëjta në simptome.

Pacientët që marrin që të dyja, TwHF dhe methotrexate treguan përmirësime më të mëdha, me gati 77% të tyre duke përjetuar një përmirësim prej 50% ose më shum të simptomave.

Një kufizim i madh i studimit, megjithatë, është se që të dy, pacientët dhe mjekët, e dinin se kush çfarë trajtime kishte marrur. Dhe ndërsa trajtimet aktuale të ilaçeve e ngadalësojnë përparimin e artritit me kalimin e kohës, autorët e studimit matën vetëm simptomat e përmirësuara me TwHF.

“Duke përdorur ilaçe si metotreksat, ka për qëllim që të bëjë njerëzit të ndihen më mirë dhe të reduktojnë simptomat e artritit të tyre, por gjithashtu ka për qëllim edhe për të zvogëluar dëmin që njerëzit kanë nga artriti”, tha Matteson.

Studimi është kryer në Kinë dhe ka përfshirë rret 207 pacientë që kishin artritin reumatik, të cilët ishin vëzhguar për 24 javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat