Pacientët në mëshirën e CT-së së vjetëruar, tjerat s''punojnë

Shëndetësia

Pacientët në mëshirën e CT-së së vjetëruar, tjerat s''punojnë

Më: 15 prill 2014 Në ora: 19:30

E gjithë Qendra Spitalore, që është e vetmja në Kosovë, ka mbetur nën mëshirën e një CT të vjetër, e cila gjendet tek reparti i Neurologjisë dhe deri aty pacientët barten me ambulancë.Jashtë funksionit është edhe një CT e re, e prishur,për servisimin e të cilës ka dalë tenderi për herë të katërt.Gjithashtu edhe CT që gjendet në Emergjencë, në gjendje të mirë,por për të cilën nuk ka filma, s'punon.

Kjo CT shumë shtresore ka një vit që nuk punon. Radiologët thonë se renovimi i saj ka kosto të lartë dhe tenderi për servisim është shpallur tri herë dhe është anuluar prapë. Jashtë funksionit është edhe CT-ja në qendrën emergjente ndërsa ajo që është në gjendje të mirë teknike mungojnë filmat.

E vetmja CT funksionale është ajo në klinikën e Neurologjisë e cila i takon teknikës së vjetër dhe radiologët thonë se është e besueshme.Të gjithë pacientët emergjentë dhe spitalorë që duhet të bëjnë ekzaminime radiologjike barten me autoambulancë.

" Njeriu lufton me atë që ka. Ne po ia dalim disi dhe ne për me ja dalë mbanë dhe me ju dal në ndihmë pacientëve, punojmë me ato kapacitete që i kemi. Nuk po mbulohen të gjjitha kërkesat për shkak se këto aparate të vjetra nuk i kanë të gjitha mundwsitë teknologjike, sespe janë disa ekzaminime specifike, që nuk mund te kryhen me këto CT", tha për RTK, Sadik Kelmendi, Radiolog.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, thotë se tenderi për servisimin e CT–ve është shpallur tri herë dhe është anuluar. Qyqalla thotë se herën e parë tenderi është monitoruar nga Agjencia Antikorrupsion dhe është anuluar për shkak të vërejtjeve të specifikave teknike.

Herën e dytë është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe herën e tretë është anuluar për shkak të çmimit të lartë. Për të katërtën herë me radhë tenderi është i hapur dhe deri në fund të muajit maj zyrtarët e QKUK-së thonë se do të shpallet kompania fituese për servisim të CT-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat