Ushqimi i shëndetshëm për të moshuarit

Shëndetësia

Ushqimi i shëndetshëm për të moshuarit

Më: 12 prill 2014 Në ora: 16:09

Kujdesi më i mirë shëndetësor ka treguar më shumë jetëgjatësi tek njerëzit, dhe ushqimi është një pjesë e rëndësishme për mbajtjen e njerëzve të shëndetshëm.
Kaloritë
Pasi që ne plakemi, nivelet tona të aktivitetit fillojnë të bien, eshtrat dhe muskujt fillojnë të dobësohen. Shumë të rritur humbin një masë të çmuar të muskujve përderisa ata rriten. Kjo rënie e muskujve çon në një metabolizëm të ngadalshëm. Përveç nëse ne u kushtojmë më shumë rëndësi kalorive që i marrim, rezultati është fitimi i peshës në formën e yndyrës ekstra të depozituar në trup.
Për shkak që nevojat ushqyese nuk ndryshojnë shumë, por kaloritë kanë nevojë për rënie. Është e rëndësishme për të moshuarit që të zgjedhin lëndë ushqyese të dendura në ushqime.
Oreksi dhe humbja e peshës
Shumë të moshuar përjetojnë një rënie të oreksit, e cila çon për të ngrënë më pak. Për shumicën kjo është një dukuri natyrore dhe nuk është një problem, por për disa ulja e oreksit mund të çojë në kequshqyerje dhe probleme të mëdha shëndetësore. Nëse keni humbur peshë pa qëllim, kontrollohuni te mjeku për të parë nëse ka një çështje më serioze në lidhje me shëndetin tuaj.
Kushtet mjekësore
Pasi që ne plakemi, ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj problemeve shëndetësore kronike të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, kolesterol të lartë dhe osteoporozës. Si hamë ne mund të parandalojë dhe lehtësojë ose të rrisë rrezikun e këtyre kushteve. Duke i kushtuar vëmendje dietës mund të përmirësoj sasinë dhe cilësinë e jetës për ata që jetojnë në kushte të caktuara mjekësore.
Nëse diabeti ose toleranca e dëmtuar e glukozës është një problem, shmangi sheqernat e tepërta dhe sigurohuni që mos të evitoni mishërat. Duuke përcjellë një orar të rregullt të ushqimit të lehtë shpesh ndihmon trupin që të pres ushqime dhe të mbajë glukozën nën kontroll.
Për shëndetin e zemrës, mbani yndyrnat e ngopura në nivele minimume dhe shmangi natriumin e tepër në dietën tuaj.
Disa të rritur më të vjetër bëhen të ndjeshëm ndaj ushqimeve të tilla si qepa dhe specat, produktet e qumështit apo ushqimet pikante. Bëhuni të vetdijshëm se si disa ushqime të caktuara ju bëjnë të ndiheni, dhe bëni rregullimet sipas nevojës. Nëse një grup i tërë i ushqimit bëhet problem, sigurohuni që merrni lëndë ushqyese që gjenden në atë grup nga ushqime të tjera. Për shembull, në qoftë se nuk mund të pini qumësht më, provoni prodhime tjera të qumështit si kos, djtathë apo ushqime të tjera.
Medikamentet
Së bashku me kushtet mjekësore vijnë edhe ilaçet për të kontrolluar simptomat dhe përparimin e sëmundjeve. Medikamentet mund të ndikojnë në oreks në disa raste dhe mund të përzihen gjithashtu me disa ushqime dhe shtojca ushqimore. Lexoni me kujdese letrën e informacionit mbi ilaçin në mënyrë që ta dini se çfarë duhet të ngrëni kur jeni duke marrë ndonjë ilaç.
Jeta shtëpiake
Humbja e bashkëshortit ose një anëtari tjetër të familjes mund të lë të moshuarit pa një orar të rregullt të ushqimit. Depresioni mund të rezultojë nga humbja e ndërveprimit shoqëror, i cili mund të ndikojë në oreksin. Shumë të moshuar e shohin të nevojshme të gatuajnë dhe të përgatisin ushqim për herë të parë në një kohë të gjatë ose për herë të parë në jetën e tyre. Disa të moshuar thjeshtë mund të zgjedhin që të mos hanë në vend se të gatuajnë.
Sëmundjet e ushqimit
Sistemi imunitar dobësohet me moshën, kështu që duke përdorur teknika të duhura të sigurisë së ushqimit në shtëpi dhe restorante do të parandalojë shumë sëmundje. Me kujës të veçantë në ushqim përderisa ne plakemi, mund të kemi vitet e arta me shëndet të mirë dhe forcë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat