10 mënyra si t’i digjni kaloritë e tepërta

Shëndetësia

10 mënyra si t’i digjni kaloritë e tepërta

Më: 12 prill 2014 Në ora: 11:03

Duke përdorur dietat me zgjuarsi dhe disa veprime të thjeshta, do t’i ndihmoni vetes të djegni më shumë kalori. Ja një seri alternativash që mund të zgjidhni.
1 Përdorini dietat me zgjuarsi
Të fillosh një dietë me kalori të pakta për një periudhë të gjatë, do të thotë të ulësh sasinë e kalorive që trupi djeg çdo ditë. Për të mos e kthyer këtë në një problem, kur trupi mund të djegë kalori më shpejt, ndërpriteni dietën çdo 4 javë. Dy ditë me ushqim me kalori normale do t’iu ndihmojë të ruani metabolizmin dhe në total të digjni më tepër kalori.

2 Më mirë lexoni sesa të shihni televizor
Nëse ulesh para televizorit për orë të tëra, ky është pozicioni më i keq për të djegur kalori. Pse nuk bëni diçka tjetër me kohën tuaj të lirë? P.sh. të lexoni është shumë më mirë. Duke lexuar truri është shumë aktiv dhe metabolizmi vazhdon normalisht procesin.

3 Jepini prioritet gjumit
Ata që nuk flenë mjaftueshëm vuajnë edhe nga mungesa e metabolizmit. Në lidhje me këtë, nëse flini mjaftueshëm do të rritet toleranca e glukozës suaj, duke ju dhënë mundësinë të konsumoni karbohidrate në sasi të pranueshme, e thënë ndryshe mundësi më të pakta për t’u shëndoshur.

4 Merruni me sport
Disa sporte me karakteristikë “ndalo – vazhdo”, si futbolli, volejbolli, etj. janë të shkëlqyera për metabolizmin tuaj dhe zhdukjen e kalorive të tepërta. Natyra e këtyre sporteve është me intervale, prandaj ndihmojnë më tepër në djegien e kalorive. Përveç kësaj përfitoni edhe në aspekte të tjera shëndetësore.

5 Ulu dhe bëj 20 ulje-ngritje
Ushtrime si ulje ngritjet (pompa) kurdoherë që keni një sekondë të lirë, është një tjetër mënyrë shumë e mirë për djegien e kalorive dhe forcimin e muskujve. Bëni deri në 20 ulje – ngritje, ose ushtrime të tjera me muskujt, njëkohësisht do të ndjeheni më energjik.

6 Çohu! Lëviz!
Një mënyrë për të djegur kalori është thjesht të çohesh dhe të lëvizësh më tepër. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton një zvogëlim të raportit të metabolizmit me sasinë e kalorive të djegura. Çohuni të paktën një herë në orë, ose 30 minuta, ec rreth e rrotull për disa minuta.Në fund të ditës me këtë mënyrë do keni djegur 100-200 kalori.

7 Vlerësoni karbohidratet
Dietat aktuale me përbërje të ulët karbohidratesh për periudha të gjata, njëkohësisht rrezikojnë të dëmtojnë metabolizmin. Karbohidratet që merrni janë të lidhura ngushtë me funksionin e tiroideve dhe duke mos ngrënë mjaftueshëm, ulet efektiviteti dhe rrjedhimisht ulet sasia e kalorive të djegura. Filloni të konsumoni karbohidrate të shëndetshme sidomos kur jeni në lëvizje.

8 “Mbushini” vaktet me proteina
Një nga mënyrat më të shpejta dhe më të thjeshta për të rritur ndjeshëm metabolizmin është të marrësh më shumë proteina. Sa herë që konsumoni ushqim të pasur me proteina, trupi ësht gati të djegë sa më shumë kalori për ta ekuilibruar.

9 Konsumoni spec djegës
Nëse konsumon disa speca djegës gjatë vakteve të ditës, është një mënyrë shumë e mirë për të djegur kalori. Specat djegës përmbajnë “capsaicin”, e cila e nxit trupin të harxhojë më tepër kalori. E njëjta gjë ndodh me specat e kuq, edhe pse në një shkallë më të ulët.

10 Pini një filxhan çaji jeshil
Çaji jeshil ofron shumë përfitime për shëndetin dhe shkakton djegien e më tepër kalorive ditore, sepse është i pasur me përmbajtje antioksidant dhe ndihmon në rregullimin e dëmtimeve të sistemit imunitar. Shoqërojeni me limon në vend të sheqerit për të parandaluar marrjen e kalorive të tepërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat