Një maskë shumë e thjeshtë, heq puçrrat

Shëndetësia

Një maskë shumë e thjeshtë, heq puçrrat

Më: 12 prill 2014 Në ora: 09:06

Puçrrat janë një problem i vërtetë për shumë femra dhe meshkuj, pasi shpesh në situata të caktuara krijojnë jo pak problem. Por për të pastruar fytyrën nga puçrrat dhe për të zgjidhur këtë problem, ekziston një maskë shumë e dobishme, e cila ka në bazë të saj domaten.

Kjo maskë përbëhet nga tre produkte të cilët gjenden në çdo shtëpi, një kokërr domate, gjysmë gote kos dhe ¼ e një kokrre limoni.

Tuli i domates duhet grirë deri sa të bëhet në formë salce, sipër saj duhet shtrydhur limoni dhe duhet hedhur kosi. Këtë masë përzjeheni mirë dhe aplikojeni në fytyrë, duke e mbajtur aty për 20 minuta dhe më tej shpëlajeni me ujë të bollshëm. Ky trajtim në fazë të acaruar duhet bërë tre herë në javë, ndërsa më tej me lehtësimin e fytyrës duhet refuktuar një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat