7 arsye për të ngrënë çdo ditë mëngjesin

Shëndetësia

7 arsye për të ngrënë çdo ditë mëngjesin

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:16

Tashme e ditur për te gjithë qe mëngjesi është vakti me i rëndësishëm i ushqimit tone te përditshëm. Ka shume njerëz qe ne fakt e shmangin atë, por me poshtë janë 7 arsye te cilat tregojnë edhe një here rendësin e madhe te këtij vakti.

1. Përmirëson shëndetin tuaj. Se pari kjo përmirëson nivelin e insulinës ne gjak duke reduktuar rrezikun e diabetit, por edhe te obezitetit.
2. Rrit nivelin energjetik te organizmit. Ngrënia e përditshme e mëngjesit rrit sasinë e energjisë se nevojshme te organizmit për përballimin e ngarkesave te ditës, por njëkohësisht ajo përmirëson edhe shkallen e humorit dh ete te ndjerit mire ne përgjithësi.
3. Rrit metabolizmin. Mëngjesi është i rëndësishëm ne përmirësimin e ritmeve te metabolizmit duke i rruar ato. Është vërejtur se shmangja e mëngjesit, ke shume persona ka sjelle shtim ne peshe te tyre.
4. Karburant për ushtrimet tuaja. Ne varësi te kohës kur ju kryeni ushtrimet, konsumi i mëngjesit është shume i rëndësishëm, veçanërisht nëse intensiteti i tyre do te jete i ngritur. Edhe nëse herët ne mëngjes, përpara vrapimit, ose ecjes suaj nuk keni dëshirë për te ngrënë mëngjes, atëherë rekomandohet te konsumoni një molle.
5. Ndihmon ne uljen e peshës. Edhe atëherë kur ju jeni duke punuar për te humbur disa kilogramë ne trupin tuaj, duhet qe asnjëherë te mos neglizhoni mëngjesin. Eksperimentet kane treguar se kush është i rregullt ne ngrënien e mëngjesit humb me lehte ne peshe.
6. Përmirëson punën e trurit. Truri ka nevoje për shume energji. Ne këtë rast ju do te ndjeheni me te gatshëm, do te mendoni me më shume qartësi dhe përgjithësisht do te jeni me shume efektive.
7. Ndihmon për te pasur një ushqim me te shëndetshëm gjate gjithë ditës. Veçanërisht ushqimet proteinike bëjnë qe ju do te bëni qe te mos ndjeheni menjëherë te uritur gjate ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat