Supë me hudhër që ka efikasitet të antibiotikut

Shëndetësia

Supë me hudhër që ka efikasitet të antibiotikut

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:57

Supa me hudhra e trumzë mund ta fitojë luftën me viruset e gripit dhe ftohjen.
Ajo që është interesante te hudhra e bardhë është se viruset e reja nuk bëjnë punë tek ajo, ajo me sukses lufton me të gjithë “të sapoardhurit”. Krejt kjo ndodh falë kemikales alicin.

Një hulumtim i Universitetit të Uashingtonit ka vërtetuar se hudhra është 100 herë më e dobishme se dy antibiotikët më të njohur që luftojnë me sëmundjen e që e shkatërrojnë bakterien që është përgjegjëse kryesore për sëmundjet që barten përmes ushqimit.

Prandaj duhet depërtuar sa më shumë në kuzhinat e secilit. Kjo është një e vërtetë e madhe që nuk u shkon për shtati kompanive gjigante farmaceutike. Në se i besoni hudhrës, atëherë përgatiteni këtë supë sipas udhëzimeve tona:
Supë me hudhra

Afër pes thelpinj hudhra të prera imët

2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
2 hudhra të kuqe, të prera po ashtu imët
1 lugë trumzë të freskët, të grirë imët
6 filxhanë (nga 250 ml) supë pule (bujona)
3 filxhanë bukë të thekur të prerë në copa të vogla
1 filxhan shtalpë

Nxeheni furrën në 180 C. Prejani majat hudhrave. Shtoni vajin e ullirit dhe futini në një foli alumini. Piqeni në furrë përreth 90 min. Lëreni të ftohet.
Gjatë kësaj kohe, nxejini dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrat e kuqe (përzieni shpesh). Lërini 10 minuta.

Përzieni të gjitha bashkë dhe shtojini edhe trumzat. Uleni temperaturën dhe lëreni të qëndrojë 5 minuta. Këtë masë të fituar përziejeni me blender derisa ta mbërrini një masë të trashë homogjene. Pastaj shtojeni shtalpin apo shtalpin për gatim, si dhe biberin e zi sipas dëshirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat