Ushqimet kunder dhimbjes së stomakun

Shëndetësia

Ushqimet kunder dhimbjes së stomakun

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:53

Nese keni dhimbje të vazhdueshme stomaku dhe nuk dini si të liroheni prej tyre?

Ekzistojnë në fakt disa ushqime “magjike”, për efektin që ato shkaktojnë ndaj këtyre dhimbjeve, duke i lehtësuar menjëherë dhe duke mënjanuar në këtë mënyrë përdorimin e ilaçeve.

Lëngu i limonit
Duhet të konsumohet i holluar në ujë të ngrohtë, dhe promovon tretjen, duke e balancuar stomakun.

Uji i ngrohtë
Për të ri-balancuar trupin dhe rregullimin e zorrëve, ju mund të pini një gotë me ujë të ngrohtë, kur zgjoheni në mëngjes dhe një në mbrëmje para gjumit, ndoshta duke shtuar disa pika lëng limoni dhe mjaltë, për ta bërë atë më tërheqës për shijen tuaj.

Papaja
Kjo është një bimë e pasur me vitamina dhe minerale. Ndër karakteristikat e saj, është se lufton djegien e stomakut, duke favorizuar procesin e tretjes.

Karafili
Për ata që vuajnë mbi të gjitha nga aciditeti i stomakut, ky është një ilaç shumë i dobishëm. Mbani në gojë për disa minuta pak karafil dhe do të keni një lehtësim të menjëhershëm.

Nenexhiku
Konsumi i rregullt i lëngut të menexhikut të freskët mund të ndihmojë për të mbajtur larg fenomenet negative gastro-intestinale të acidit traktit.

Xhenxhefili
Kjo erëz duhet të shtohet në ushqime për t'i bërë ato më të shijshme, gjithashtu kufizon edhe përdorimin e kripës. Eshtë në fakt një nga rrënjët më të çmuara të natyrës, sepse është e pasur me anti-inflamatorë që promovojnë tretjen e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat