Nivelet e larta të hekurit të rrezikshme për diabetikët

Shëndetësia

Nivelet e larta të hekurit të rrezikshme për diabetikët

Më: 9 prill 2014 Në ora: 17:53

Nivelet e larta të hekurit në gjak te gratë e shëndetshme shtojnë rrezikun për zhvillim të diabetit tip II, madje edhe atëherë kur nuk ekzistojnë faktorët tjerë të rrezikut, si obeziteti.

Ky është përfundimi i një studimi dhjetëvjeçar që kishte përfshirë 30 mijë gra. Gjatë studimit, rreth 700 gra kishin zhvilluar diabet dhe te të gjitha ato është vërejtur se niveli i hekurit në gjak ishte i lartë.
Lidhja në mes të hekurit dhe diabetit ende nuk është shpjeguar krejtësisht, por besohet se rritja e deponive të hekurit mund të pakësojë tajimin e insulinës dhe ndjeshmërinë në insulinë.

Nëse nivelet e hekurit në organizëm janë të larta, ka një varg të mundësive për t’i pakësuar ato. Fillimisht duhet të pakësoni konsumimin e mishit të kuq, të ulni konsumimin e tepruar të vitaminës C dhe pakësoni konsumimin e pijeve alkoolike.

Megjithatë, pavarësisht niveleve të hekurit, për shfaqjen e diabetit janë një varg shkaktarësh tjerë më të rëndësishëm, ndër të cilët më me ndikim janë masa trupore, aktiviteti fizik dhe një ushqim i ekuilibruar dhe i shëndetshëm me përmbajtje të ulët sheqeri dhe yndyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat