Dobitë që i keni nëse zgjoheni herët

Shëndetësia

Dobitë që i keni nëse zgjoheni herët

Më: 9 prill 2014 Në ora: 09:29

Një e katërta e popullsisë diktohen nga ora biologjike që të shkojnë në orët e vona në shtrat. Këta njerëz zakonisht kanë probleme për të përmbushur detyrat e përditshme dhe shpesh kanë probleme shëndetësore. Ata që zgjohen herët më lehtë përballojnë sfidat e jetës dhe gëzojnë shëndet më të mirë. Si arrijnë ta bëjnë këtë?

Për shumicën e njerëzve, ora e brendshme, e cila quhet ora biologjike, është programuar në 24 orë sipas ciklit natyror. Megjithatë, tek një e katërta e popullsisë, ky cikël di që të zgjat më shumë se 24 orë, dhe kjo është arsyeja pse këta njerëz qëndrojnë zgjuar deri vonë. Te një e katërta tjetër e popullsisë ekziston problemi me këtë cikël, pasi tek ata zgjat më pak se 24 orë dhe kjo është arsyeja pse personat e tillë zgjohen më herët.

Njerëzit të cilët zgjohen herët, ora biologjike nuk i lejon të flejë më gjatë, por iu “thotë” atyre se kanë fjetur sa duhet dhe është koha për t’u zgjuar nga gjumi, madje edhe në qoftë se alarmin e kanë lënë për më vonë. Gjatë viteve, zakonet po ndryshojnë. Adoleshentët janë ata që zakonisht rrinë zgjuar deri vonë dhe përderisa sasia e gjumit zvogëlohet me kalimin e moshës, të moshuarit ngrihen nga shtrati gjithnjë e më herët.

Ja arsyet pse janë njerëz më të veçantë ata që zgjohen herët.

- Janë më të lumtur: Ata që ngrihen herët, shohin më shumë dritë gjatë ditës. Një studim zbuloi një lidhje midis zgjimit të hershëm dhe lumturisë dhe rezultoi se njerëzit që zgjohen më herët, janë më të kënaqur me jetën e tyre dhe janë më të shëndetshëm. Ka dy shpjegime të mundshme. Personat që rrinë deri në orët e vona të natës janë më pak të lumtur, sepse më vështirë e përballojnë orarin e punës, kurse ata që zgjohen herët kanë një humor të mirë, sepse janë të ekspozuar më shumë ndaj dritës së ditës, e cila është e njohur për përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Andaj duhet të zgjoheni më herët nëse dëshironi të jeni të lumtur.

- Kanë nota më të mira: Në një studim të realizuar në Universitetin e Teksasit, nxënësit që zgjohen herët kanë treguar rezultate më të mira në procesin e të mësuarit. Ata që ngrihen herët nuk janë lodhur me llojet e gjërave deri vonë në mbrëmje dhe në mëngjes arrijnë me lehtësi në klasa dhe janë më të koncentruar për ligjëratat.

- Nuk e shtyjnë alarmin: Personat të cilët zakonisht zgjohen herët, më lehtë ngrihen në mëngjes dhe nuk e shtyjnë alarmin, por më shpejt janë të gatshëm për aktivitete. Ata janë të freskët dhe plot energji në mëngjes dhe kjo energji i përcjell gjatë tërë ditës.

- Janë më produktiv në mëngjes: Përderisa ata që kanë qëndruar deri natën vonë mezi ngrihen nga shtrati, të hershmit tashmë kanë përfunduar shumë gjëra, si p.sh, mëngjesin e përgatitur, kanë shkuar për vrapim dhe kanë përfunduar ndonjë obligim. Dallimi është veçanërisht i dukshëm në rastin e aktivitetit intelektual, pasi që ata që zgjohen herët janë shumë më të aftë për bisedë.

- Janë më të ndërgjegjshëm: Njerëzit më të ndërgjegjshëm janë edhe më efikas, më të organizuar dhe të orientuar drejt qëllimit, kurse i kushtojnë më shumë vëmendje detajeve. Një studim ka lidhur ndërgjegjen me zgjimin e hershëm. Njerëzit që zgjohen herët janë pothuajse më pozitiv në shumë aspekte.

- Rreziku më i ulët nga depresioni: Shumë studime kanë lidhur depresionin me shkuarjen e vonshme në shtrat. Njerëzit që zgjohen herët kanë pranuar rregullat e shoqërisë, kur duhet zgjuar, kur bëhen disa gjëra të caktuara, kur mbyllen dyqanet, kurse “zogjtë e natës”, vështirë se harmonizojnë gjërat dhe shpesh luftojnë me një mungesë të gjumit në jetën e tyre.

- Janë më të sjellshëm: Një studim i vogël nga viti 2013, erdhi në përfundimin se “zogjtë e natës” kanë tendencë për narcisizëm dhe psikopati, potencialisht për shkak të errësirës së natës që stimulon mendimet e zeza. Ata që ngrihen herët nuk kanë këto probleme.

Pra, këto janë disa arsye se pse duhet të zgjoheni më herët dhe nga këto u pa se ju mund të jeni më të lumtur, më të sjellshëm, më të ndërgjegjshëm si dhe të keni shumë dobi të tjera për shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat