Kujdes me librat, shkaktojnë infeksione

Shëndetësia

Kujdes me librat, shkaktojnë infeksione

Më: 8 prill 2014 Në ora: 23:25

Shkencëtarët pohojnë se bakteria e cila shkakton infeksionet e shpeshta në fyt dhe vesh, para se ta prek organizmit e njeriut mund të jetoj jashtë trupit të njeriut me vite.

Studiuesit e universitetit Buffalo në New York kishin zbuluar se streptokoku jeton shkurt në sipërfaqet e ndryshme kur e njëjta braktis organizmin e njeriut, mirëpo hulumtimet e tanishme po rezultojnë se bakteria është shumë më e qëndrueshme dhe ka jetë më të gjatë pas largimit nga njeriu, gjë që paraqet rrezik për ata që janë në kontakt me të.

Librat dhe lodrat duket se janë trupat që i ofrojnë kushtet më të përshtatshme streptokokut dhe sipas të gjitha gjasave kjo bakterie prek më shumë të moshuarit dhe fëmijët ngase janë më afër tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat