Ushqimet më të mira për pranverë

Shëndetësia

Ushqimet më të mira për pranverë

Më: 8 prill 2014 Në ora: 22:58

Ka një përfitim nga të ushqyerit mirë: Ushqimi i mirë ju bën të dukeni, të ndjeheni dhe të përforconi më mirë.

“Nëse ushqimi është zgjedhur siç duhet, mund të riformojë aspektet tona mjekësore”, thotë David Katz, drejtor i Qendrës Yale Prevention Research. Mundet gjithashtu të përmirësojë disponimin tonë, fokusin, energjinë, lëkurën dhe metabolizmin. Ja se cilat ushqime janë më të mira për ju:

Arrat

Arrat janë të mbushura me triptopfan, një amino acid që trupi juaj ka nevojë për të krijuar kemikalin e ndjenjës së mirë apo seretonin. (Në fakt, hulumtuesit spanjoll gjetën se ngrënësit e arrës kanë nivele më të larta natyrore të këtij rregullatori të humorit) Një tjetër përfitim: “Ato treten ngadalë”, thotë Dr.Katz. “Kjo kontribuon në stabilitetin e humorit dhe ju ndihmon në uljen e stresit”.

Shpargu

Shpargu është njëri nga perimet më të pasura me burime të folatit, një vitaminë B që mund të ju ndihmojë të ndjeheni më mirë. “Folati është i rëndësishëm për sintezën e neurotransmiterëve të dopamines, serotonit dhe norepinepfrines”, thotë David Mischoulon, një psikiatër në Shkollën Medicinale të Harvardit. Të gjitha këto janë vendimtare për disponimin tuaj.

Një filxhan shparg i gatuar ka 268 mikrogramë (MCG)- dy të tretat e 400mcg të RDA për gratë. Shto një filxhan shparg në pasta të cilat janë të pasura me acid folik, forma sintetike e folatit – dhe ju do të ndjeheni me të vërtetë mirë.

Hudhra e pranverës

Përfitimet nga kjo bimë sezonale qëndrojnë në një kompleks të quajtur allicin, i cili i jep hudhrës erën e saj të athët. “Allicini mund të ndikojë në stimulimin e trurit tuaj”, thotë Tara Gidus, një dietiste në Orlando, Florida.

Hudhra e pranverës ka një shije të butë dhe më të ëmbël se sa hudhrat tjera që i keni blerë më vonë në sezone. Shtojeni atë në sallatat tuaja për të luftuar yndyrën.

Bishtajoret

Fasulet janë një nga ushqimet më të mira nëse jeni duke u përpjekur për të humbur peshë, thotë Joseph Colella, një kirurg në spitalin e grave në Pittsburgh. “Trupi juaj duhet të konsumojë fasule për të marrë fibra, shpjegon ai, kështu që në të vërtetë ju shpenzoni energji derisa e tretni atë.

Edhe më mirë, thotë Dr.Colella, proteinat në bishtajore aktivizojnë një mesazh “unë jam i kënaqur” në qendrës e urisë së trurit tuaj.

Spinaqi

Kjo bimë është një burim i madh i hekurit (sidomos nëse nuk konsumoni mish), e cila është një komponent kyç në qelizat e kuqe të gjakut të cilat mbushin muskujt tanë me oksigjenë për energji.

Hulumtuesit në Suedi kohët e fundit identifikuan një mënyrë tjetër në të cilën kjo bimë mund të ju mbajë juve të shëndetshëm: komponimet e gjetura në sipnaq në të vërtetë e rritin efikasitetin e mitokondrinave tona, të cilat prodhojnë energjinë brena qelizave tona. Kjo do të thotë se të konsumosh një filxhan spinaq të gatuar në ditë mund të përfitoni më shumë fuqi.

Karçofët

Nëse keni qenë nervoz, provoni këto perime me gjemba. Ato janë të ngarkuara me magnez, një mineral vital për më shumë se 300 reaksione biokimike në trup, duke përfshirë gjenerimin e energjisë, thotë Forrest Nielsen, një mjek diete në Departamentin Amerikan të Kërkimeve Bujqësore. “Në qoftë se nuk jeni duke marrë magnez mjaftueshëm, muskujt tuaj duhet të punojnë më shumë për të reaguar dhe ju mund të lodheni më shpejtë”.

Rreth 68% prej nesh nuk marrin mjaftueshëm këtë mineral. Për gratë, sasia e preferuar e konsumimit është 320 miligram në ditë. Një karçof mesatar ofron 77mg magnez dhe vetëm 60 kalori. Disa bimë të tjera që kanë burime kryesore janë edhe arrat, bishtajoret dhe drithërat.

Salmoni

Këto mund të mos përmbajnë kompleske të zbutjes në vete, por luleshtrydhet mund të merren si të tilla. Ato janë të ngarkuara me antioksidantë që ndihmojnë lëkurën tuaj të riparojë dëmet e shkaktuara nga faktorë të ndotjes së mjedisit dhe rrezeve UV. Plus, ato janë të mbushura me vitaminë C që ndihmon në largimin e rrudhave në fytyrë.

Provoni luleshtrydhet në shtëpi duke i vendosur në fytyrë. “Zbatimi direkt i antioksidantëve në luleshtrydhe – si dhe eksofalianti natyror dhe acidi alfa-hidroks që ato përmbajnë, do të ju japin rezultate të mëdha”, thotë Dr.Ostad.

Vezët

Trupi juaj ka nevojë për kolinë për të bërë një kemikal të trurit të quajtur acetikolinë, që është vendimtare në ruajtjen e kujtimeve, thotë Dr Steven Zeisel, drejtor i Institutit të Kërkimeve për Ushqime në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Konsumumi i rekomanduar dietik për kolinë është 425 mg. Ekzistojnë 147 mg kolinë në një vezë. Opsione të tjera të rekomanduara janë arrat dhe mishi i kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat