Depresioni tek adoleshentët

Shëndetësia

Depresioni tek adoleshentët

Më: 8 prill 2014 Në ora: 09:47

Por shpesh çrregullimi i depresionit vjen pikërisht në këtë fazë të jetës dhe është i lidhur me një kombinim faktorësh.
Depresioni është një problem pak i njohur nga adoleshentët, pasi sjelljet e ndryshimit të papritur të humorit dhe të sjelljes konsiderohen më tepër si manifestime normale të adoleshencës.

Por shpesh çrregullimi i depresionit vjen pikërisht në këtë fazë të jetës dhe është i lidhur me një kombinim faktorësh. Adoleshentët nuk kanë njohuri shumë rreth depresionit, mirëpo thuajse të gjithëve u ndodh që ndonjëherë të bien në depresion për shkak të problemeve që mund t’i hasin gjatë jetës së tyre. Është e zakonshme për disa raste të ndjehen adoleshencë të palumtur, kjo për faktin se në ditët e sotme të rinjtë tanë ballafaqohem me probleme të natyrave të ndryshme të cilat çojnë drejt depresionit.

Megjithatë thuhet se kur hidhërimi zgjat për më shume se dy javë, atëherë me të vërtetë është një depresion i rëndë. Janë të shumta arsyet se pse një i ri mund të bjerë në depresion. Shkalla e performancës, statusi social me kolegët, orientimit gjinor etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat